Klubi i vogël në Gjermaninë perëndimore, FC Elversberg, po jeton një ëndërr që pas ngjitjes së tyre në Bundesligë. Të shtunën ata debutuan përpara tifozëve të tyre në elitën e futbollit gjerman duke i surprizuar të gjithë me fitoren 3-2 kundër Bayer Leverkusen. Të drejtuar prej dy sezonesh nga trajneri Vincent Wagner, djemtë e FC Elversberg shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë me Petkov dhe Campbell (minutat 8 dhe 9), përpara se në fillimin e pjesës së dytë Mokwa Ntusu të realizonte golin e tretë që hodhi 'Aspirinat' në tapet. LEXO edhe...GOLAT/ Nis Bundesliga gjermane, Bayern Munich fiton 5-1 kundër Stuttgartit! Saibari menjëherë deçiziv Paçka se Leverkusen ngushtoi shifrat me Schick dhe Kofane në fundin e sfidës, tri pikët folën për vendasit që nga përralla kanë kaluar në realitet, duke marrë fitoren në ndeshjen e parë historike të klubit në Bundesligë. Për ta bërë më të veçantë këtë sukses janë edhe vështirësitë që klubi ka kaluar. Me vetëm 13 mijë banorë, stadiumi i kësaj qyteze gjermane ka 10 mijë ulëse, dukshëm mjaftueshëm për kapacitetin e tifozëve vendas. Mirëpo Bundesliga nuk lejon që një stadium në këtë nivel të jetë poshtë 15 mijë vendeve, çka ka bërë që klubi të fillojë nga puna që në qershor për shtimin e kapacitetit. Bundesliga ka bërë një lëshim, por deri pranverën e vitit 2027 të gjitha udhëzimet e tyre duhet të plotësohen në mënyrë që skuadra të mos privohet nga tifozët duke i luajtur ndeshjet në tjetër vend. Punimet vijojnë me zgjerimin e një tribune, si dhe punimet në dhomat e zhveshjes. Për ta bërë më interesant këtë histori është edhe fakti se futbollistët e të dyja skuadrave përdorin si dhomë zhveshje kontejnerë. Sa për kuriozitet, vetëm pesë vite më parë FC Elversberg luante në Kategorinë e Katërt të futbollit gjerman, kurse sot shijon elitën. Share S.Dh/ReportTv.al gjermani Elversberg Bayer Leverkusen Bundesliga Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 31% Drejtësia 66.6% Nuk e di 2.4% Vota total: 290 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
