Barcelona ka arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit brazilian Gabriel Jesus nga Arsenali. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka dhënë edhe detajet e operacionit.
“Here we go!”, ka shkruar Romano, duke bërë të ditur se Gabriel Jesus do të transferohet në Barcelonë në një marrëveshje të përhershme. 🚨🔵🔴 BREAKING: Barcelona agree deal to sign Gabriel Jesus from Arsenal, here we go!
Exclusive details: medical booked on Monday, #AFC to receive €10m package plus add-ons for permament deal.
Gabriel Jesus will travel for medical as authorized by Arsenal. pic.twitter.com/Y4nFKERn3y
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2026 Sipas tij, kontrollet mjekësore janë planifikuar për të hënën, ndërsa Arsenali do të përfitojë një paketë prej rreth 10 milionë eurosh, plus bonuse.
Gabriel Jesus pritet të udhëtojë për kryerjen e testeve mjekësore, pasi ka marrë autorizimin nga Arsenali për të përfunduar këtë procedurë.
Transferimi shënon një lëvizje të rëndësishme për Barcelonën, e cila ka siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian pas eksperiencës së tij në Premier League me Arsenalin.
Gabriel Jesus, 29 vjeç, është pjesë e futbollit anglez prej vitit 2017, fillimisht te Manchester City dhe më pas te Arsenali, ndërsa tani karriera e tij pritet të vijojë në La Liga me fanellën e Barcelonës. Top Channel

