Lajme Zone
Premier League/ Chelsea e bën dramë me 7 gola, rezultatet në javën e dytë
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Premier League/ Chelsea e bën dramë me 7 gola, rezultatet në javën e dytë

Chelsea arriti të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat pas një përballjeje tejet dramatike në shtëpi. Skuadra e udhëhequr nga Xabi Alonso triumfoi me rezultatin 4-3 ndaj Brighton-it në javën e dytë të Premier League. Londinezët e nisën sfidën në mënyrë perfekte duke krijuar një avantazh prej tri golash falë realizimeve të Lavia-s, Pedro Neto-s dhe Joao Pedro-s. Përpara se palët të shkonin në

Chelsea arriti të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat pas një përballjeje tejet dramatike në shtëpi.

Skuadra e udhëhequr nga Xabi Alonso triumfoi me rezultatin 4-3 ndaj Brighton-it në javën e dytë të Premier League.

Londinezët e nisën sfidën në mënyrë perfekte duke krijuar një avantazh prej tri golash falë realizimeve të Lavia-s, Pedro Neto-s dhe Joao Pedro-s.

Përpara se palët të shkonin në dhomat e zhveshjes, miqtë ngushtuan diferencën me anë të Malick Yalcouye. Një autogol i Joao Pedro-s në minutën e 63-të e rihapi totalisht ndeshjen, por Cole Palmer riktheu qetësinë te vendasit duke shënuar golin e katërt.

Brighton realizoi përsëri në fundin e takimit me Pascal Gross, por goli shërbeu vetëm për statistika.

Në sfidat e tjera paralele të javës, Sunderland mposhti Fulham-in me shifrat 1-0, ndërsa dueli mes Leeds dhe Brentford përfi në barazim 1-1. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.