Lajme Zone
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë!
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë!

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shtëpia ku shpërtheu bombula e gazit 6 persona, pjesëtarë të së njëjtës familje, kanë mbetur të plagosur, pasi një bombol gazi shpërtheu në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës. Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Markatomaj të Lezhës. Raportohet për 6 persona të plagosur, pjesëtarë të së njëjtës familje.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup. Ndërkohë njëri prej tyre, kryefamiljari Saimir Kola, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar.

Të dëmtuar nga flakët kanë mbetur edhe dy fëmijë, me plagë të lehta në trup. Bombola e gazit ka qenë jashtë objektit, në pjesën e pasme të shtëpisë. Të gjithë anëtarët e familjes jetonin në Itali dhe kishin ardhur në vendin tonë pasi nesër kishin një dasëm, ku do të martonin vajzën e vëllait.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që nga pamjet duket se shpërthimi i fortë, i cili u dëgjua në të gjithë zonën, ka shkaktuar dëme të shumta materiale në banesën 2 katëshe. "Rreth orës 20:30, në një banesë në pronësi të shtetasit S. K., 40 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit, kanë marrë dëmtime dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, pronari i banesës, shtetasi S. K., 40 vjeç, si dhe shtetaset L. U., 64 vjeçe, L. B., 70 vjeçe dhe V. Gj., 58 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në transportimin e të dëmtuarve në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Shtetasi S. K. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim më të specializuar, ndërsa personat e tjerë të dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes."-njofton policia.shpërthen bombola e gazit lezhe Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Ranë në kontakt me rrymën në një lokal në Vaun e Dejës, humb jetën 40-vjeçari; në gjendje të rëndë elektricisti! 29 Gusht 2026, 20:4720:47Kronike Sherr mes disa personave në Korçë, plagosen dy vëllezër! 29 Gusht 2026, 20:1520:15Kronike Emrat/ Kokainë nga Shqipëria në Itali, mbyllen hetimet për 66 persona! 29 Gusht 2026, 17:3717:37Kronike I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika dhe si arriti të fshihej prej shumë vitesh 29 Gusht 2026, 15:2815:28Kronike RENEA kontrolle në Korçë, i dënuari për vrasje arratiset nga pallati dhe u shpëton forcave speciale 29 Gusht 2026, 14:2914:29Kronike Kontrata/ Hyri në takim special me Laert Haxhiun, Ziza Pajaziti pas 4 muaj firmosi bashkëjetesën me të fortin e Lushnjës 29 Gusht 2026, 13:5913:59Kronike