Lajme Zone
Ndalimi i varrimit me flamurin kombëtar trondit shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
PolitikëPamfleti

Ndalimi i varrimit me flamurin kombëtar trondit shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Një banor i këtij fshati, pjesëtar i familjes Ismaili, e njohur për veprimtarinë e saj patriotike, kërkoi që ta përcillte nënën e ndjerë me arkivolin të mbuluar nga flamuri kombëtar shqiptar.

Skandali në Llacë të Tetovës / Përplasja në Llacë nxori sërish në sipërfaqe konfliktin mes identitetit shqiptar dhe islamit politik, në kohën kur Turqia dhe Izraeli po rivalizojnë për ndikim në rajon... Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llacë të Tetovës, në malësinë e Sharrit.

Një banor i këtij fshati, pjesëtar i familjes Ismaili, e njohur për veprimtarinë e saj patriotike, kërkoi që ta përcillte nënën e ndjerë me arkivolin të mbuluar nga flamuri kombëtar shqiptar.

Imami i xhamisë së Llacës e kundërshtoi këtë kërkesë, duke shkaktuar jo vetëm hidhërimin e familjarëve, por edhe reagime të shumta mes shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Sipas djalit të së ndjerës, kundërshtimin nuk e shprehu vetëm imami i fshatit. Disa hoxhallarë të Myftinisë së Tetovës i thanë troç familjes se nuk do ta kryenin ceremoninë fetare nëse ajo nuk e hiqte flamurin nga arkivoli.

Djali i së ndjerës u tregoi rrugën dhe familja e zhvilloi ceremoninë mortore duke respektuar traditën shqiptare.

Ngjarja, të cilën disa u përpoqën ta paraqisnin si një zhurmë të parëndësishme, shkaktoi reagime në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Intelektualë dhe gazetarë të njohur dënuan vendimin e klerikëve.

“Më të shëmtuar dhe të dëmshëm se ata që ndalojnë përdorimin e flamurit kombëtar, janë relativizuesit e këtij veprimi. Turp!”, shkroi gazetari Nazim Rashidi, duke iu drejtuar edhe atyre që u përpoqën ta zvogëlonin rëndësinë e ngjarjes. Pas reagimeve, xhamia e Llacës tentoi ta zbuste situatën duke kërkuar fajtorë të tjerë, por reagimi i saj vetëm sa e rëndoi më shumë çështjen.

“Do t’ju sjellim video-prononcim hap pas hapi për t’i demaskuar qafirët dhe për të nxjerrë në pah të vërtetën”, thuhet në reagimin e xhamisë.

Prej vitesh, opinioni shqiptar përfshihet në polemika mbi ritet e ceremonive mortore. Ky debat shfaqet më shpesh në trojet shqiptare jashtë Republikës së Shqipërisë, ku ndjenja kombëtare u kthye ndër shekuj në një mjet për ruajtjen e identitetit.

Vendosja e flamurit kombëtar mbi arkivol nuk përfaqëson një rit fetar, por një shenjë identitare. Nëpërmjet tij, pjesëmarrësit në ceremoni nderojnë përkatësinë kombëtare të njeriut që ndahet nga jeta.

Kjo traditë ka krijuar përplasje me përfaqësues të islamit politik, të cilët e kundërshtojnë përdorimin e simboleve kombëtare në ceremonitë fetare dhe kërkojnë që arkivoli të mbulohet me një pëlhurë të gjelbër, ku shkruhen në arabisht vargje nga Kurani.

Edhe ky veprim përmban një simbolikë të qartë. Varrimi në doktrinën bazë islame zhvillohet si një rit i thjeshtë. Zëvendësimi i flamurit kombëtar me një mbulesë që paraqitet si simbol islamik e zhvendos ceremoninë nga besimi drejt një demonstrimi identitar dhe politik.

Për të kuptuar mjedisin ideologjik që ushqen këtë qasje, mjafton të shikosh faqen e xhamisë së Llacës në Facebook. Aty shfaqen vazhdimisht elemente të një narrative osmane dhe turke. Faqja reklamon, ndër të tjera, një kompani ndërtimi me emrin “Uthman”, ndërsa publikon edhe një video të shkëputur nga një serial turk për Sulltan Mehmetin. Në të njëjtën faqe gjendet edhe një njoftim për kryerjen e kurbanit në Afrikë, sipas një pakete me çmim të përcaktuar. Kjo rrymë e islamit politik ushqehet nga narracioni që promovon Ankaraja, e cila kërkon ta forcojë ndikimin neootoman në hapësirën shqiptare. Reagimi i gjerë ndaj ngjarjes së Llacës tregon se kjo përpjekje po ndesh kundërshtim edhe në Maqedoninë e Veriut, një nga zonat ku Turqia ka investuar prej vitesh ndikim politik, kulturor dhe fetar.

Në të njëjtën kohë, Izraeli, rivali i drejtpërdrejtë rajonal i Turqisë, po forcon marrëdhëniet me shtetet e Ballkanit. Pas afrimit me Shqipërinë, Slloveninë, Kroacinë dhe Serbinë, Izraeli po zgjeron bashkëpunimin edhe me Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, vizitoi Izraelin, ku zhvilloi takime me homologun e tij dhe diskutoi marrëveshje në fushat e sigurisë, teknologjisë, arsimit dhe bujqësisë.

Gazeta izraelite “The Jerusalem Post” shkroi se Maqedonia e Veriut e ka kthyer forcimin e marrëdhënieve me Izraelin në një përparësi të politikës së saj të jashtme dhe kërkon ta zgjerojë bashkëpunimin në fusha që shkojnë nga mbrojtja dhe investimet te turizmi dhe administrimi i ujërave.

Mucunski foli për “The Jerusalem Post” në Jerusalem, pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, gjatë një vizite të shkurtër të përqendruar te zgjerimi i marrëdhënieve dypalëshe.

“Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të fortë me Izraelin, ndërsa unë dhe Gideon kemi ndërtuar gjithashtu një raport të tillë gjatë viteve të fundit”, tha Mucunski. “Mendoj se kjo vizitë na jep mundësinë ta çojmë marrëdhënien dypalëshe në një fazë tjetër, duke kaluar nga marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi sot te zhvillimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.”

Mucunski deklaroi se të dyja palët diskutuan edhe bashkëpunimin ndërmjet industrive të mbrojtjes, shtimin e investimeve dhe rivendosjen e fluturimeve të drejtpërdrejta ndërmjet Izraelit dhe Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia e Veriut e ka dëshmuar miqësinë e saj duke iu kundërvënë këtyre përpjekjeve në arenën ndërkombëtare”, tha Sa’ar. “Ne e vlerësojmë qëndrimin e saj në votime dhe mbështetjen për Izraelin. Izraeli i vlerëson miqtë që i qëndrojnë pranë në kohë të vështira.”/Pamfleti xhamia e llacës në tetovë maqedonia e veriut flamuri kombëtar kurban llace 3 Komente v vk 29 Gusht 2026, 11:58 Na lodhen keta shqipot me keto k*lliqe! Cpaskan qene, rrace muti! Prandaj nuk bejme hajer si komb! Përgjigjjuni i injoranca e mbyt kombin 29 Gusht 2026, 12:04 Na mbyti injoranca, besimi eshte individual, kombi flamuri eshte identiteti jone ! Cfare duan akoma halldupet qe na lane mbrapa 500 vjet, as gjuhen nuk na lane te shkruajme. Prandaj jemi 500 vjet mbrapa vlerave njerezore evropiane. Përgjigjjuni S SKENDERBEU 29 Gusht 2026, 13:41 FEJA E SHWQIPTARIT KA QENE E DOMBETET PERJETE SHQIPTARIA

ISLAMIKET TE MBAJNE BYTHEN E TE SHKOJNE NE TURQI

IDIOTET

JU GENJEN MENDJA SE MUND TE MATEN ME SHQIPTARIN Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama mbledh PS-në e Tiranës, “Besa” dhe “Pasqyra” për të mbuluar çarjet në kryeqytet 29 Gusht 2026, 08:2108:21Politike Kush po luan kundër Malit të Zi? Përplasje mes mediave në Podgoricë, bie teza shqiptare 29 Gusht 2026, 07:4407:44Politike Ndryshimet në qeveri, kush janë ministrat që pritet të largojë Rama? 28 Gusht 2026, 22:2822:28Politike Kush po e kërcënon Shqipërinë me bomba: krimi i organizuar apo terrorizmi? 28 Gusht 2026, 21:1521:15Politike Takimi me ministrat, Rama 'arnon' strategjinë e PS: Ndryshime ligjore për Pasqyrë Albania! 28 Gusht 2026, 20:5120:51Politike Përfn mbledhja e PS, Rama vë në rresht ministrat dhe drejtuesit socialistë, zbardhen urdhrat! 28 Gusht 2026, 19:3919:39Politike