Lajme Zone
Rama po tenton të 'nxjerrë dhjamë nga pleshti', çfarë fshihet pas dokumentit që sfidon socialistët?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama po tenton të 'nxjerrë dhjamë nga pleshti', çfarë fshihet pas dokumentit që sfidon socialistët?

Terma që paraqiten si një metodologji e re politike, por dokumenti që po u shpërndahet socialistëve tregon se në qendër të saj nuk qëndron analiza e qeverisjes. Qëndron perceptimi i qytetarëve për të.

Edi Rama Në një kohë kur qeveria përballet me skandale dhe protesta kundër saj, Edi Rama u ka servirur socialistëve një fjalor të ri: “prania besnike”, “metodologjia e Besës” dhe “Pasqyrë Albania”. Edi Rama po tenton të nxjerrë dhjamë nga pleshti. Në vend që Partia Socialiste të hyjë në sezonin e ri politik duke analizuar problemet që kanë goditur qeverinë, Rama ka prodhuar një seri emërtimesh të reja, që nga “prania besnike” te “metodologjia e Besës” dhe sistemi “Pasqyrë Albania”.

Terma që paraqiten si një metodologji e re politike, por dokumenti që po u shpërndahet socialistëve tregon se në qendër të saj nuk qëndron analiza e qeverisjes. Qëndron perceptimi i qytetarëve për të.

Kryeministri mblodhi sot drejtuesit politikë dhe deputetët e qarkut të Tiranës. Pas takimit, Rama deklaroi se kishin diskutuar për “organizimin e pranisë besnike, metodologjinë e Besës dhe sistemin e ri të Pasqyrë Albania”, si pjesë e përgatitjes së sezonit të ri politik të PS-së.

Por çfarë fshihet pas gjithë këtij show?

Përgjigjen e jep vetë dokumenti. Sipas disa pjesëve të publikuara, socialistëve u thuhet se sfida nuk është vetëm “beteja për faktet”, por “lufta për perceptimin e realitetit”.

Pra, Rama nuk po përgatit vetëm një metodologji për të çuar deputetët më afër qytetarëve. Ai po u mëson strukturave se si duhet ta lexojnë pakënaqësinë që ndeshin përballë. Dhe për këtë dokumenti u jep tri leksione.

I pari thotë se “një manipulim mund të ushqehet nga një pakënaqësi e vërtetë”.

Kjo është edhe fjalia më e rëndësishme e gjithë dokumentit, sepse pranon atë që terminologjia tjetër tenton ta mbulojë: pakënaqësia mund të jetë reale. Nëse është kështu, pyetja e parë për një parti që qeveris duhet të ishte se çfarë e ka prodhuar atë.

Por dokumenti merr drejtim tjetër. Pakënaqësia nuk analizohet vetëm si pasojë e qeverisjes, por edhe si lëndë që mund të përdoret për manipulim. Këtu nis edhe tentativa për të nxjerrë dhjamë nga pleshti.

Sepse nga një problem konkret ndërtohet një teori e tërë për perceptimin e realitetit. Në vend që PS të pyesë pse qytetarët janë të pakënaqur, socialistëve u kërkohet të kuptojnë se kush po e ushqen këtë pakënaqësi dhe çfarë perceptimi po prodhon ajo.

Leksioni i dytë thotë se “një ndjenjë mund të kthehet në fakt nga përsëritja”.

Edhe këtu problemi zhvendoset.

Nëse një akuzë, pakënaqësi apo bindje përsëritet vazhdimisht, dokumenti paralajmëron socialistët se ajo mund të fitojë statusin e faktit në perceptimin publik.

Kështu, beteja politike nuk zhvillohet më vetëm rreth asaj që ka bërë apo nuk ka bërë qeveria. Ajo zhvillohet rreth kontrollit të narrativës për atë që ka bërë qeveria.

Pikërisht këtu hyn “prania besnike”. Deputeti, drejtuesi politik dhe struktura socialiste nuk duhet vetëm të shkojnë te qytetari. Ata duhet të jenë aty përballë narrativës që krijohet, ta identifikojnë dhe ta kundërshtojnë.

Leksioni i tretë thotë se “një pakicë e zhurmshme mund të duket si shumicë”.

Në vend që çdo pakënaqësi publike të lexohet si tregues politik, socialistëve u thuhet se zhurma mund të krijojë një realitet artificial. Një grup aktiv mund të duket shumë më i madh nga sa është.

Rama e prezanton këtë 'shpikje' të radhës pikërisht kur PS po përgatitet për zgjedhjet vendore të vitit 2027 dhe kur Tirana është pa kryetar prezent.

Si duket kryeministri e ka kuptuar që është në pozita sfiduese dhe shumë të vështira, ndaj përpëlitet me skema të reja. Mirëpo, një gjë duhet t'ia thotë dikush: Mund t'i ndryshosh emrin mënyrës se si e mat realitetin, mund të ndërtosh metodologji për perceptimin dhe mund t'u shpjegosh socialistëve diferencën mes një pakice të zhurmshme dhe një shumice. Por nëse pakënaqësia është e vërtetë, problemi nuk qëndron te pasqyra. Qëndron tek ajo që pasqyra tregon. /Pamfletiedi rama ps dokumenti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Bildt ngre alarmin për Ballkanin: Flitet më shumë për hakmarrje se për pajtim, historia mund të përsëritet… 29 Gusht 2026, 18:5718:57Politike Mbi 130 mln euro tenderë këtë vit, Vangjel Tavo “superfuqia” e pushtetit vendor! 29 Gusht 2026, 18:5118:51Politike Rama zbardh takimin me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë: Përgatitje për sezonin e ri politik 29 Gusht 2026, 18:4918:49Politike Bashkia e Tiranës në ngërç, Rama mbledh drejtuesit politikë në periferi të kryeqytetit! 29 Gusht 2026, 18:0518:05Politike Bardhi publikon pamjet nga Tirana: Plehra kudo, shqiptarët paguajnë për një incenerator që nuk ekziston 29 Gusht 2026, 17:4317:43Politike Veliaj shkarkoi nga qelia Anuela Ristanin, reagon Kryeministria: Kushtetuesja ka folur qartë! 29 Gusht 2026, 17:1417:14Politike