Lajme Zone
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Trageti me 267 persona përmbyset pranë Qipros, 159 pasagjerë shpëtohen, vijon operacioni i kërkimit (VIDEO)


Trageti po lundronte nga porti i Girnes drejt Turqisë kur nisi të merrte ujë vetëm pak kilometra larg bregut.

Një traget pasagjerësh me 267 persona në bord është përmbysur pak pasi u nis nga porti i Girnes (Kyrenia) në Qipron Veriore, raportojnë mediat lokale dhe ato turke. Ministri i Transportit dhe Punëve Publike i Qipros Veriore, Erhan Arikli, tha se në bord ndodheshin 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Sipas kryebashkiakut të Girnes, Murat Senkul, deri tani janë shpëtuar 159 persona. LEXO edhe...Nga festa e fejesës në tragjedi/ Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin 'Brooklyn' në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja! Përcillet sot në banesën e fundit Trageti ishte nisur rreth orës 12:30 me orën lokale drejt portit turk të Tashuçusë, në provincën Mersin, por vetëm dy deri në tre kilometra larg bregut nisi të merrte ujë për arsye që ende nuk dihen. Pas sinjalit të emergjencës të dhënë nga kapiteni, disa pasagjerë u hodhën në det nga paniku, ndërsa të tjerë arritën të ngjiteshin mbi trupin e përmbysur të tragetit, ku pritën mbërritjen e ekipeve të shpëtimit. Operacioni i kërkim-shpëtimit është ende në zhvillim me pjesëmarrjen e anijeve të rojës bregdetare, helikopterëve, mjeteve private dhe peshkatarëve lokalë. Në breg janë vendosur ambulanca për t'u dhënë ndihmë të lënduarve, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende numrin e saktë të të plagosurve. U.D/ReportTv.al qipro turqi Anije Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 31% Drejtësia 66.6% Nuk e di 2.4% Vota total: 290 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?