Prizreni i është bashkuar qyteteve të tjera të Kosovës në aktivitetin “Ora e Pritjes” dhe numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në shenjë mbështetjeje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit janë vendosur flamuj me simbolin e UÇK-së, të shoqëruar me mesazhin “Kosova po pret”, si thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje masive në “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë. LEXO edhe...Ministrja e Drejtësisë i përgjigjet BE-së për gjyqtarët serbë: Në Kosovë ligji nuk negociohet Aktiviteti organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, e cila ka njoftuar se tubimet dhe aktivitetet mbështetëse do të vijojnë gjatë ditëve në komunat e Kosovës, por edhe në diasporë. Në fokus janë përgatitjet për “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë, ndërsa më 15 dhe 16 shtator pritet të zhvillohet edhe “Nata e Pritjes” në Hagë. Më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa aktivitetet e organizuara në Kosovë dhe diasporë synojnë të përcjellin mesazhin e solidaritetit dhe mbështetjes për ta. U.D/E.H/ReportTv.al rexhep selimi Jakup Krasniqi kadri veseli hashim thaci uck Prizren kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.6% Drejtësia 67.8% Nuk e di 2.5% Vota total: 199 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
