Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në Zvërnec të Vlorës, digjet magazina e materialeve të peshkimit! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të mbrojtur pyllin me pisha (VIDEO)


Zjarr në një magazinë pranë Lagunës së Nartës, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike

Një magazinë druri që përdorej për ruajtjen e materialeve të peshkimit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Zvërnec të Vlorës, pranë Lagunës së Nartës. Zjarri ka rënë pranë dalanit të parë, aty ku kanali i lagunës lidhet me detin. Flakët rrezikuan të përhapeshin edhe në pyllin me pisha që ndodhet pranë godinës, por ndërhyrja e zjarrfikësve të Vlorës bëri të mundur neutralizimin e tyre. LEXO edhe...U akuzua për ngacmim seksual të 7 nxënëseve të mitura në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatën e Vlorës për masën e sigurisë (VIDEO) Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Sipas zjarrfikësve, paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes. U.D/M.V/ReportTv.al zjarr laguna e nartes zvernec Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49% Veliajn 18.1% Asnjërin 32.9% Vota total: 1889 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?