Lajme Zone
EkonomiReport TV

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, Rama: Morën pjesë mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës, horizonte bashkëpunimi në fushën e energjisë, teknologjisë, industrisë, bujqësisë e turizmit (VIDEO)


Kryeministri Rama theksoi se sipërmarrjet që u bënë pjesë e panairit patën mundësinë të prezantojnë aktivitetin e tyre dhe të krijojnë ura bashkëpunimi në fushën e energjisë, teknologjisë, industrisë, bujqësisë dhe turizmit.

Në edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili u zhvillua për katër ditë rrjesht në Pallatin e Kongreseve, morën pjesë mbi 300 sipërmarrje shqiptare dhe të huaja nga 12 vende të botës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se panairi shërbeu si një hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në disa sektorë të ekonomisë së vendit. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore? Sipas kryeministrit Rama, sipërmarrjet që u bënë pjesë e panairit patën mundësinë të prezantojnë aktivitetin e tyre dhe të krijojnë ura bashkëpunimi në fushën e energjisë, teknologjisë, industrisë, bujqësisë dhe turizmit. “Mbi 300 sipërmarrje shqiptare dhe të huaja nga 12 vende të botës u mblodhën për katër ditë me radhë në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, në edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, për të ndarë përvoja dhe për të hapur horizonte të reja bashkëpunimi në energji, teknologji, industri, bujqësi e turizëm”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale. R.Xh/E.H/ReportTv.al bizneset turizem industria ekonomia shqiptare panair edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.5% Veliajn 17.9% Asnjërin 33.6% Vota total: 2010 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?