Lajme Zone
Pas denoncimit të Pamfletit, Doganat shpërndajnë gjobën e Salillarit në media, Erald Delilaj vijon manovrat për ta fshirë
EkonomiPamfleti

Pas denoncimit të Pamfletit, Doganat shpërndajnë gjobën e Salillarit në media, Erald Delilaj vijon manovrat për ta fshirë

Më 6 nëntor, Pamfleti publikoi denoncimin për përpjekjet për faljen e detyrimeve të Salillarit. Dje, disa media publikuan dokumentet dhe shifrat e gjobës. Informacionet e redaksisë tregojnë se të dhënat janë shpërndarë nga kanale pranë administratës doganore, menjëherë pasi çështja u bë publike. Megjithatë, dalja e dokumenteve në media nuk tregon se çfarë po ndodh me gjobën brenda Doganave.

Foto ilustruese/ Pas publikimit të denoncimit për ndërhyrjet në favor të Salillarit, në media dolën dokumentet e gjobës prej rreth 3.4 milionë eurosh. Informacionet zbulojnë se Erald Delilaj ka kërkuar përfshirjen e strukturave të tjera doganore për të justifikuar përjashtimin fiskal të naftës së Kuçovës. Erald Delilaj po përpiqet të sigurojë anulimin e gjobës së kompanisë Salillari përmes një interpretimi të ri të dokumentacionit doganor. Ky është denoncimi i ri që ka mbërritur në Pamfleti, vetëm një ditë pas publikimit të investigimit për ndërhyrjet në favor të kompanisë dhe largimin e Ilir Minos, drejtuesit që kishte refuzuar të firmoste një autorizim.

Më 6 nëntor, Pamfleti publikoi denoncimin për përpjekjet për faljen e detyrimeve të Salillarit. Dje, disa media publikuan dokumentet dhe shifrat e gjobës. Informacionet e redaksisë tregojnë se të dhënat janë shpërndarë nga kanale pranë administratës doganore, menjëherë pasi çështja u bë publike. Megjithatë, dalja e dokumenteve në media nuk tregon se çfarë po ndodh me gjobën brenda Doganave. Në dorë të kujt i kemi lënë Doganat? Erald Delilaj, “koka” e operacioneve të zhvatjeve dhe pazari me gjobën 3 mln euro të Salillarit 6 Nëntor, 19:50 Kompania Salillari është përballur me një faturë prej 468 milionë lekësh, rreth 5 milionë euro, për importimin e afro 1.6 milionë litrave naftë të deklaruar për punimet në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë. Nga kjo shumë, 156 milionë lekë, rreth 1.7 milionë euro, janë detyrime fiskale, ndërsa 312 milionë lekë, rreth 3.4 milionë euro, përbëjnë gjobën. Kontrolli doganor ka konstatuar se sasia e naftës nuk mbulohej nga dokumentacioni specifik që do të lejonte përjashtimin nga taksat.

Pikërisht këtë konstatim po synon të ndryshojë ndërhyrja e denoncuar. Delilaj, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Doganave, i ka kërkuar, sipas informacionit të Pamfletit, drejtuesit të Doganës së Durrësit, Drilon Bushati, të përfshijë struktura të tjera të Drejtorisë së Përgjithshme në shqyrtimin e dosjes. Qëllimi është të nxirret një përfundim se nafta është konsumuar për ndërtimin e bazës së Kuçovës dhe, mbi këtë argument, të justifikohet përjashtimi fiskal.

Problemi për Delilajn dhe drejtuesit e përfshirë në këtë praktikë është autorizimi. Nafta për të cilën është vendosur gjoba, sipas konstatimeve të kontrollit, nuk përfshihej në autorizimin për përjashtim. Edhe nëse karburanti është përdorur në kantierin e Kuçovës, përdorimi i tij nuk e zëvendëson automatikisht dokumentin që i jep kompanisë të drejtën të mos paguajë detyrimet. Kjo është pengesa që manovra e denoncuar kërkon të kapërcejë.

Në vend që çështja të mbyllet mbi dokumentacionin e importit dhe shkeljen e konstatuar, po kërkohet një qëndrim i ri nga strukturat e administratës doganore. Nëse këto struktura pranojnë se destinacioni i karburantit mjafton për përjashtimin fiskal, do të krijohej argumenti për të rrëzuar gjobën. Një interpretim i tillë do të ndryshonte drejtpërdrejt trajtimin financiar të kompanisë Salillari.

Në dosje përmendet edhe Pajtim Melani, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Doganave, të cilit denoncimi i atribuon rol në lejimin e autorizimit të kontestuar. Ndërkohë, informacionet e Pamfletit tregojnë se është hartuar akti i konstatimit, por procedura e vendimmarrjes përfundimtare mbetet objekt ndërhyrjesh. Në dokumentet e publikuara përmendet edhe vendimi nr. 626; statusi dhe përmbajtja e akteve të kësaj praktike janë vendimtare për të përcaktuar nëse gjoba është ende në fuqi dhe në çfarë faze ndodhet shqyrtimi i saj.

Denoncimi i ri lidhet drejtpërdrejt me atë që Pamfleti publikoi një ditë më parë. Ilir Mino, drejtues i kontrolleve aposteriore, kishte refuzuar të firmoste një autorizim që e konsideronte të kundërligjshëm dhe më pas ishte larguar nga detyra. Tani përshkruhet një rrugë tjetër për të arritur te i njëjti rezultat financiar: përfshirja e strukturave të tjera që mund të japin një interpretim të favorshëm për kompaninë.

Informacionet e mbërritura në redaksi e lidhin dosjen edhe me SPAK-un, megjithëse statusi i saj procedural nuk është konfirmuar me dokument zyrtar. /Pamfleti 2 Komente 1 1 pik e vogel 8 Nëntor 2026, 10:17 Hahaha vec i Faturino i Unazes e sfido shtetin q nShqipri ka ngel vec nform kulti. RIP intelektualizmi Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Operacioni “Caveau 38” i Antimafias italiane sekuestron 240 kg kokainë, rrjeti i pastrimit të 14 mln eurove nga Milano drejt argjendarive në Tiranë 8 Nëntor 2026, 10:0210:02Anti-Mafia “ONE Albania” e Gellért Zoltán Jászai zhvat klientët me dy agjenci: njera serbo-qipriote, tjetra e lidhur me “IuteCredit” 7 Nëntor 2026, 11:2211:22Anti-Mafia Në dorë të kujt i kemi lënë Doganat? Erald Delilaj, “koka” e operacioneve të zhvatjeve dhe pazari me gjobën 3 mln euro të Salillarit 6 Nëntor 2026, 19:3519:35Anti-Mafia “One Albania” në alarm nga fsja e “4iG”, hedh në sulm studiot e borxheve për të shantazhuar abonentët 5 Nëntor 2026, 19:0819:08Anti-Mafia Alarm nga Paraguai për bankat dixhitale, “Jet Bank” bombë me sahat për kursimet e shqiptarëve 5 Nëntor 2026, 16:5216:52Anti-Mafia Batërdi me financat në universitetin e Durrësit: Rektor ‘Çimi’ dhe Endri Balla, tenderë me flamuj të kuq dhe fonde të fshehura 4 Nëntor 2026, 14:4314:43Anti-Mafia