Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Libofshë, në fshatin Agim. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të këtij të fundit. LEXO edhe...“Prindër të dashur”- Tre netë suksesi të jashtëzakonshme në teatrin “Bylis” të Fierit Për shkak të dëmtimeve të marra, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas burimeve të Policisë, drejtuesi i motomjetit dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Menjëherë në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti. R.Xh/E.H/ReportTv.al autobot motor Fier aksident aksident rrugor Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.5% Veliajn 17.9% Asnjërin 33.6% Vota total: 2010 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

