Lajme Zone
Zjarr në fshatin Armen të Selenicës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në fshatin Armen të Selenicës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selenicës. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha toke, bimësi, ullinj dhe pemë të tjera frutore.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selenicës. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha toke, bimësi, ullinj dhe pemë të tjera frutore. Flakët po përhapen me shpejtësi nëpër zonë, të favorizuara edhe nga era e fortë, çka po rrit rrezikun për përhapjen e mëtejshëm të vatrës së zjarrit. Situata mbetet kritike ndërsa po punohet për vënien e flakëve nën kontroll.