Lajme Zone
Tragjedi në Kurbin, babai aksidenton për vdekje me mjet bujqësor vajzën 3-vjeçare
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjedi në Kurbin, babai aksidenton për vdekje me mjet bujqësor vajzën 3-vjeçare

Babai 45-vjeçar po punonte me një mjet bujqësor në oborrin e banesës së tij në Malbardhë kur aksidentoi për vdekje vajzën e mitur, 3 vjeçe.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Kurbin. Një 45-vjeçar që po punonte me një mjet bujqësor në oborrin e banesës së tij në Malbardhë, ka aksidentuar për vdekje vajzën e mitur, 3 vjeçe. Vogëlushja ka humbur jetën për shkak të plagëve. LEXO edhe...Përplasen dy automjete në Lezhë, njëra përfn e përmbysur në rrugë! Shkak dyshohet shpejtësia dhe parakalimi i gabuar (VIDEO) Njoftimi i policisë Kurbin/Informacion paraprak Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh, Kurbin, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, 3 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale. P.J/ReportTv.al Kurbin Lezhe aksident me vdekje Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 4250 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?