Lajme Zone
E rëndë në Kurbin/ Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën, humb jetën 3-vjeçarja
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Kurbin/ Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën, humb jetën 3-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga babai i saj me një mjet bujqësor.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga babai i saj me një mjet bujqësor. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në oborrin e banesës së familjes.

Babai, shtetasi B. A., 45 vjeç, ishte duke manovruar me mjetin bujqësor kur, në rrethana ende për t’u sqaruar, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur.

Si pasojë e plagëve të marra, 3-vjeçarja ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së kësaj ngjarjeje tragjike.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi se si ka ndodhur aksidenti. Top Channel