Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën në rrethana aksidentale. Sipas policisë, babai i saj, 45-vjeçari me inicialet B. A., ishte duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e banesës. Gjatë manovrimit, mjeti ka goditur aksidentalisht të miturën, duke i shkaktuar plagë të rënda. Pavarësisht përpjekjeve, 3-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike. Njoftimi i policisë Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh, Kurbin, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, 3 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aksident Kurbin

