Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit, në Vlorë. Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, të favorizuara nga era e fortë, duke krijuar një situatë problematike në zonë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera. LEXO EDHE:Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja e shpejtë shmang përhapjen e flakëve (VIDEO) Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:48 Flakët në pyllin e Sodës, Lamallari: Orë të vështira, jemi në terren deri në normalizimin e plotë të situatës (VIDEO) Beteja me flakët në pyllin e Sodës në Vlorë vijon ende. Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari thotë se këto janë orë të vështira për strukturat në terren që po punojnë për të shuar flakët.Lamallari shprehet se prioritet mbetet mbrojtja e qytetarëve dhe banesave, ndërsa puna s’do të reshtë derisa situata të normalizohet.“Orë të vështira në Vlorë për shkak të vatrave të zjarrit në Pyllin e Sodës dhe në disa zona të tjera.Ndjekim në çdo çast situatën në koordinimin me të gjitha strukturat në terren që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.Falënderoj çdo punonjës që po përballet me këtë situatë të vështirë me profesionalizëm dhe përkushtim.Mirënjohje gjithashtu strukturave lokale dhe banorëve vendas për angazhimin. Prioriteti ynë mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, e banesave dhe e pasurisë natyrore.Do të vazhdojmë të jemi në terren deri në normalizimin e plotë të situatës”, shkruan ministri. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: zjarret 2026 Vlore pylli i sodes Komento Komente dori: 26/07/2026 17:03 Zjarri nuk ndizet vetë është i qëllimshëm.. Përgjigju Sula: 26/07/2026 16:18 Gjithmone te talla situata ne vere njerez harbute pa kulture e edukate, zjarri nuk vihet vete por bejne kto maskarenje,gjejini e futi i ne burge e te paguajne te gjitha demet vetem keshtuzene mend. Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.1% Nuk e di 7% Vota total: 4138 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

