TIRANË- Dy ditë pasi u prezantoi qytetarëve platformën “Besa” të cilën e konsideron si kthesën e madhe të qeverisjes për mandatin e katërt, Edi Rama kujdeset të theksojë se zgjatja e dorës është për cilindo, përveç atij grupimi që vijon i qëndron poshtë zyrës, edhe pse protestuesit e vërtetë sipas tij kanë ikur. “Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove. Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve. Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta”, shkruan Rama. Atyre që ironizuan platformën Besa dhe me insistim i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri ua bën të qartë se nuk do të bëjë asnjë hap pas. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se dorëheqjen nuk e negocion me sorrat e me flamingot, të cilëve u thotë të rrinë poshtë penxheres deri në 2029-ën, pasi kontratën e ka me 800 mijë shqiptarët që e votëbesuan në zgjedhjet e 2025-ës. LEXO EDHE:Protestuesit refuzojnë platformën ‘Besa’, reagon Balla: Mos të lodhen duke krrokatur, është për flamingot dhe jo sorrat e korbat “As mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo!”, shkruan Rama. ‘Besa’, dokumenti strategjik i njoftuar dy ditë më parë nga kryeministri Edi Rama si një shenjë reflektimi nga e ashtuquajtura “protesta e flamingove”, do të ketë si test të parë pikërisht projektin e Zvërnecit. Brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa, përfshirë dhe grupet që protestuan si dhe të bëhen publike dokumente apo të realizohet një vlerësim paraprak, për të marrë më pas një vendim për të ardhmen e projektit. Dokumenti i qeverisë, të cilin Report Tv e disponon, i lë të hapura të gjitha opsionet. Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes WhatsApp-it, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment: Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh. Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo! Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove. Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve. Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë. Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise edi rama dokumenti BESA Komento Komente fric: 26/07/2026 19:15 Zoti është NJË,Shqipëria ka qënë dhe është me shumicë myslimane prandaj mos i njësoni myslimanët me talebanët o injorantë ju vraftë Zoti... Përgjigju franc: 26/07/2026 16:59 Protestë e organizuar nga qarqe talebane me idjotë të shitur....
Do ta quaj dolën baxhellat në bulevard...
Do sdo Rama ka shumicën absolute prandaj dhunës që përdorin baxhellat duhet ti përgjigjet me dhunë.... Përgjigju Franc: 26/07/2026 19:11 Fjalet fyese dhe poshteruese jane te ndaluara! Mgjth nuk eshte faji jot por i atyre qe i publikojne. Franc miku, edhe dicka, pergatitu shpejt per te kontribuar edhe ti per nje Shqiperi me te mire! Jam i bindur qe kontributi jot do te jete goxha i nevojshme qe ne Shqiperine europiane te mbareshtosh b.xhellat se paske intuite te mprehte. Suksese sukses Franc figura. Leo: 26/07/2026 16:12 Për sa kohë adhurojnë vendet myslimane dhe sillemi si të tillë, jeto ku të duash : në Londër, Paris apo New York, nuk ka progres. Përgjigju EKONOMISTI 2026: 26/07/2026 15:23 Problemi nuk është broshura. Problemi është modeli. Lenini shkruante se "politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë." Është një mënyrë për të kuptuar pse një shoqëri arrin në pikën kur qytetarët dalin në shesh. Njerëzit protestojnë kur ndiejnë se ekonomia nuk punon më për ta, kur punojnë më shumë dhe jetojnë më keq. Në fund të fundit, nuk është politika ajo që krijon ekonominë. Është ekonomia që prodhon politikën. Paraja nuk ndjek pushtetin; pushteti ndjek paranë. Politika nuk lind në parlament. Nuk lind në fushata. Nuk lind as në kutitë e votimit. Ajo lind aty ku lind paraja. Sepse pushteti nuk është kurrë i pavarur nga ekonomia. Ai është pasqyra e saj. Nëse ekonomia prodhon sipërmarrës, politika mbron sipërmarrjen. Nëse ekonomia prodhon punë, politika investon te puna. Por nëse ekonomia prodhon oligarkë, politika fillon t'u ngjajë oligarkëve. Kjo është arsyeja pse oligarkia nuk është vetëm fenomen ekonomik. Është edhe fenomen politik. Sepse oligarku nuk ka nevojë vetëm për para. Ka nevojë për leje. Për tenderë. Për favore. Për heshtje. Për institucione që shohin aty ku duhet dhe mbyllin sytë aty ku "nuk duhet". Dhe kështu krijohet një shtet që në letër u përket qytetarëve, por në praktikë u shërben atyre që kanë më shumë ndikim. Paraja blen ndikim. Blen heshtje. Blen media. Blen favore. Dhe, kur bëhet mjaftueshëm e madhe, fillon të blejë edhe politikë. Atëherë nuk është më politika që kontrollon ekonominë. Është ekonomia që kontrollon politikën. Prandaj është qesharake të dëgjosh se zhvlerësimi i euros është prova më e madhe e suksesit ekonomik. Paraja nuk është vetëm mjet shkëmbimi. Euroja nuk voton. Por tregon kush qeveris. Euroja është vetëm termometri. Sëmundja është diku tjetër. Sepse kur politika fillon t'i shërbejë një grushti njerëzish që kontrollojnë kapitalin, qytetari nuk është më sovrani. Ai mbetet vetëm votuesi. Voton një herë në katër vjet dhe paguan çdo ditë.Nëse zhvlerësimi i euros do ishte sukses ekonomik, Shqipëria do të ishte sot një fuqi industriale. Do të eksportonim makina. Do të eksportonim teknologji. Do të eksportonim dije. Por ne vazhdojmë të eksportojmë të rinjtë. Kjo është industria që funksionon më mirë. Na thonë se euroja bie sepse ekonomia po ecën përpara. Nëse ekonomia është kaq e fortë, pse fabrikat mbyllen? Pse eksportuesit ankohen? Pse fermerët fitojnë më pak? Pse bizneset prodhuese humbasin konkurrueshmërinë? Pse qytetari nuk e ndien këtë "mrekulli" në xhepin e tij? Mesa duket, ekonomia qenka aq e suksesshme, sa i vetmi që nuk e ka kuptuar është shqiptari. Shqipëria është bërë vendi i paradokseve. Eksportojmë më pak, por leku forcohet. Prodhimi nuk shpërthen, por na thuhet se ekonomia po lulëzon. Industria tkurret, të rinjtë largohen, por na flitet për sukses historik. Nëse kjo do të ndodhte në një auditor ekonomie, studenti do të ngelte në provim.Raporte të institucioneve ndërkombëtare prej vitesh flasin për ekonominë informale, korrupsionin dhe rrezikun e pastrimit të parave.Në këtë kontekst, broshura "Besa" e prezantuar së fundmi nga Kryeministri nuk mund të zgjidhë pasojat pa ndryshuar mekanizmin që i prodhon ato. Nuk zgjidhet mungesa e besimit me një botim. Nuk zgjidhet ekonomia me slogane. Nuk zgjidhet pakënaqësia qytetare me marketing politik. Nëse qytetarët besojnë se institucionet nuk funksionojnë njësoj për të gjithë, atëherë problemi nuk është komunikimi. Është besueshmëria. Nëse qytetarët besojnë se shteti favorizon një grup të vogël njerëzish në dëm të interesit publik, atëherë problemi nuk është mungesa e një broshure. Është vetë sistemi që prodhon këtë realitet. Prandaj protesta nuk është debat për një broshurë. Është debat për një model. Një model ekonomik që ka përqendruar pasurinë. Një model politik që ka përqendruar pushtetin. Dhe derisa të ndryshojë modeli, çdo broshurë do të mbetet vetëm një kopertinë e re mbi të njëjtën histori. Historia e një vendi shkruhet me ekonominë që ndërton, me drejtësinë që garanton dhe me shtetin që u shërben qytetarëve, jo vetëm atyre që janë më pranë pushtetit. Sepse kur ekonomia përqendrohet në pak duar, demokracia rrezikon të mbetet e shpërndarë vetëm në fjalime dhe broshura. Përgjigju Ziku: 26/07/2026 16:07 racional Bahçallek: 26/07/2026 14:49 TYRP E MARRE PROTEST ISLAMIKE ANTIAMERIKANE E NUK MUNEN ME U MSHEH MA SHIKJO PJESMARRSIT GRA TE MULUME ME BURKA E MJEKRROSHA NGA VLLAZERIA MYSLIMANE. Përgjigju Katranjosi ekselent: 26/07/2026 14:05 Zhabat e qeverise dhe populli pervers i majte qe i pelqen deri ne orgazem te vetgenjehet dhe vetvidhet flet dhe pergojon sorrat dhe korbat si shpend me inteligjencen me te larte. Po kur shkollimi ka mbaruar ne klase te pare fillore dhe je marre gjithe jeten me zhgarravina keshtu eshte. Përgjigju Sula: 26/07/2026 13:57 Keni shume te drejte jane ngrite nje grup dhe kujtojne se perfaqsojne popullin, te shkojne tek sala se me te i kan bo kontratat Përgjigju Luli: 26/07/2026 14:14 Sharlatan kontrata prishet kur I jyoen popullit me qaf qerohu o skizofren psikop. Bashk me săli kërmë. O mbretit egoist karagjoz të mer balluku nëpër kemb yyy hajdut si bërë villa në surrel mafioz trego burimin e të ardhurave villa mund bej 4milion euro. Ku I vodhe o mortje madh o shqiptare na nxin jetën 3 maskarenj Dali Edi skizofren dhe meta ilir pisi Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.1% Nuk e di 7% Vota total: 4138 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
