Ata këmbëngulin se objekti i tubimeve nuk është më marrja e premtimeve apo angazhimeve politike, por largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë... Ka nisur protesta e ditës së 57 antiqeveritare në Kryeqytet. Qindra qytetarë janë mbledhur në Sheshin "Skënderbej", nga ku kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, me flamuj kombëtarë dhe pankarta kundër qeverisë.
Në marshimin drejt Kryeministrisë dëgjohen vazhdimisht thirrjet "Rama ik!", "Dorëheqje!" dhe "Shqipëria nuk dorëzohet!", ndërsa organizatorët përsërisin se protesta do të vijojë çdo ditë, pa ndërprerje.
Vlen të theksohet se protesta vijon edhe pas prezantimit të platformës "Besa", nga ana e kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tij, synojnë të krijojnë një komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Protestuesit janë shprehur se nuk i konsiderojnë të mjaftueshme deklaratat e kryeministrit dhe se nuk presin platforma apo iniciativa të reja nga qeveria.
Sipas tyre, protesta ka kaluar prej kohësh fazën e kërkesave sektoriale. Ata këmbëngulin se objekti i tubimeve nuk është më marrja e premtimeve apo angazhimeve politike, por largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Organizatorët e konsiderojnë daljen e përditshme në rrugë si mjetin e vetëm për të ushtruar presion ndaj qeverisë, duke theksuar se nuk do të ketë tërheqje deri në realizimin e kërkesave të tyre.protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vihet nën kontroll zjarri në pyllin e Sodës, shuhet vatra kryesore; zjarrfikësit mbeten në terren 26 Korrik 2026, 18:2818:28Aktualitet Kosovarët kthehen në shtëpi, fluks automjetesh në Rrugën e Kombit 26 Korrik 2026, 16:3716:37Aktualitet Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë, tymi mbulon një pjesë të qytetit (Video) 26 Korrik 2026, 16:0016:00Aktualitet Nesër tjetër protestë para Kuvendit, bllokohen rrugët në Tiranë; priten përplasje me policinë 26 Korrik 2026, 14:1914:19Aktualitet Reforma territoriale nga PS, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin 26 Korrik 2026, 10:3010:30Aktualitet Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksplorohet një zgavër 70 metra e thellë 25 Korrik 2026, 22:5422:54Aktualitet

