Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Dita e 57-të e protestës, thirrjet: Rama është i pabesë, nuk ikim nga sheshi derisa ta largojmë! Policia mos të instrumentalizohet (VIDEO)


Për të 57-ën ditë, protestuesit vijojnë grumbullimin përpara kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe refuzuar dokumentin “Besa” që ai prezantoi si kthesë për qeverisjen e mandatit të katërt.

Për të 57-ën ditë, protestuesit vijojnë grumbullimin përpara kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe refuzuar dokumentin “Besa” që ai prezantoi si kthesë për qeverisjen e mandatit të katërt. “Rama priste që me rritjen e temperaturave kjo protestë të binte, por kjo është vera e vetmisë së madhe. Ai nuk do ta mbyllë dot verën sepse Revolucioni i Flamingove do të rrëzojë Ramën dhe qeverinë e tij. 57 ditë rezistencë për të bërë të mundur atë që ky kryeministër nuk e bëri për 13 vite sepse është i pabesë”, tha një aktivist. “Ne ta japim besën që s’do të ikim prej sheshit derisa të të largojmë ty! Ne e mbajmë besën se s’jemi politikanë si puna jote! Jemi shqiptarë që e kemi studiuar historinë tonë! Nuk do të dorëzohemi pa na futur në burg të gjithëve”, tha një protestues. LEXO EDHE:Kur politika thërret 'Besën'! Ndërkohë pati thirrje edhe për Policinë e Shtetit, pas përplasjeve të disa ditëve më parë në protestën te Kuvendi. “I bëj thirrje policisë të mos instrumentalizohet se ne jemi këtu edhe për ta, për fëmijët e tyre”, thirri Edison Lika. Një tjetër protestuese kundërshtoi idenë e shkrirjes së bashkive për reformën e re territoriale. “Si mund të fshihet Konispoli, si mund të fshihet historia e Çamërisë. Delvina? Qeveria nuk po ndjek interesat e popullit, sepse është bërë arrogante, nuk dëgjon. Hiqni duart nga Konispoli, Delvina dhe Shqipëria. Nuk mund të zbehet roli historik i Delvinës në shtetformim”, tha ajo. Në orën 21:30, protestuesit nisën edhe marshimin në rrugët e kryeqytetit ku përsëritën thirrjen edhe për largimin e kreut të PD, Sali Berishës. Marshimi u mbyll pas 40 minutash, në orën 22:10. P.J/Shqiptarja.com TAG: Tirane edi rama protestat kunder qeverise Komento Komente Sula: 26/07/2026 22:06 Aman me falni a nuk u licheni pernate aty apo e kan si zhiron e durrsakeve cdo darke ne ish vollga,si dimer edhe ne vere,shpresojme qe bashia tirane te kete bere disifektimin kunder mushkonjave, sepse do na semuren nga pickimi i tyre, dhe pastaj do te ankohen edhe per mushkonjat Përgjigju sali: 26/07/2026 20:53 Si mund te kete kaq idiota e injorance,Pse po te vesh nje qylaf te bardhe ne koke si Kola e nje flamur pas bythe te ben patriot,Ike ore alabaker,shqiptaret nuk jane budallenj ti hiqbi ju pas vehtes ne shkaterimin e shtetit Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.4% Nuk e di 7% Vota total: 4278 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?