Lajme Zone
Protestuesit refuzojnë platformën ‘Besa’, reagon Balla: Mos të lodhen duke krrokatur, është për flamingot dhe jo sorrat e korbat
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit refuzojnë platformën ‘Besa’, reagon Balla: Mos të lodhen duke krrokatur, është për flamingot dhe jo sorrat e korbat

Shefi i grupit të PS thotë se ‘sduhet të lodhen kot pasi nuk është për sorrat e korbat që shajnë në kor apo hedhin vezë urrejtjeje drejt Kuvendit.

Kundërshtimit të protestuesve te kryeministria për platformën “Besa”, Taulant Balla u është përgjigjur se nuk ka lidhje me ta, por me flamingot. Shefi i grupit të PS thotë se s‘duhet të lodhen kot pasi nuk është për sorrat e korbat që shajnë në kor apo hedhin vezë urrejtjeje drejt Kuvendit. “Sorrat këtu poshtë në bulevard mes Kryeministrisë dhe Kuvendit të mos lodhen kot duke krrokitur e refuzuar BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ju. BESA lindi si një reflektim mbi mësimet e marra nga Bulevardi i Flamingove dhe i drejtohej atyre, flamingove, aspak drejtuar sorrave dhe korbave që mblidhen çdo natë në bulevard për të sharë në kor apo sa herë ka seanca parlamentare rrotull Kuvendit për të hedhur vezët e urrejtjes së tyre”, shkruan Balla krah një videoje të ndarë në rrjetet sociale. Në sfond, videoja shoqërohet nga një tingull si i korbave. LEXO EDHE:Dita e 57-të e protestës, thirrjet: Rama është i pabesë, nuk ikim nga sheshi derisa ta largojmë! Policia mos të instrumentalizohet (VIDEO) Share P.J/Shqiptarja.com TAG: taulant balla protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.1% Nuk e di 7% Vota total: 4138 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?