Lajme Zone
Zjarr i madh mbi Dukat, flakët përhapen drejt malit të Çikës
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr i madh mbi Dukat, flakët përhapen drejt malit të Çikës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën mbi fshatin Dukat, ndërsa dyshohet se flakët mund të jenë të qëllimshme. Zjarri është shfaqur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme, fillimisht në katër vatra, por gjatë natës është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme në drejtim të malit të Çikës.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa në operacion janë angazhuar edhe rreth 40 forca të ushtrisë, nën drejtimin e strukturave të Emergjencave Civile. Terreni i vështirë malor po e vështirëson ndërhyrjen, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së flakëve.

Aktualisht era nuk është e fortë, çka ka ndihmuar në mos-përhapjen më të shpejtë të zjarrit. Megjithatë, nëse kushtet atmosferike do të ndryshonin dhe do të kishte erë të fortë, ekziston rreziku që flakët të përparojnë në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Forcat zjarrfikëse dhe ushtria vijojnë operacionin, ndërsa pritet që ndërhyrja të zgjasë për disa orë për shkak të terrenit të vështirë.