Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistët çekë (VIDEO)


Dy turistë me origjinë çeke, janë shpëtuar pasi mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit. Gjatë kontrolleve në terrenin e vështirë malor, ekipet përdorën edhe dronë për lokalizimin e turistëve.

Skrapar - Dy turistë me origjinë çeke, 43 dhe 76 vjeç, janë shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit pasi mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit. Ngjarja u raportua pasi turistët, të cilët kishin hyrë në kanione, humbën kontaktet me familjarët e tyre. LEXO edhe...Ku prodhohen më shumë fruta në Shqipëri? Nga Korça në Lushnje e Elbasan, ja cilat bashki kryesojnë Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Alpine Fier, nisën menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. Gjatë kontrolleve në terrenin e vështirë malor, ekipet përdorën edhe dronë për lokalizimin e turistëve. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Alpine Fier, pas marrjes së njoftimit se dy turistë me origjinë çeke, 43 dhe 76 vjeç, ishin futur në Kanionet e Gradecit dhe kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre, kanë nisur menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. Pas kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë, duke përdorur edhe dronë, kanë bërë të mundur lokalizimin e dy turistëve, të cilët, për shkak të terrenit të vështirë, e kishin të pamundur të vijonin lëvizjen. Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Alpine Fier, Komisariatit të Policisë Skrapar dhe Ekipit Canyoning Skrapar, u bë i mundur shpëtimi i dy turistëve dhe nxjerrja e tyre në mënyrë të sigurt nga kanionet. Pas shpëtimit, turistët çekë falënderuan shërbimet e Policisë dhe të gjitha strukturat e angazhuara në operacion, duke vlerësuar reagimin e shpejtë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar për t’u ardhur në ndihmë dhe për t’i nxjerrë të sigurt nga terreni i vështirë malor. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe turistëve në çdo situatë emergjente, duke reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm në të gjithë territorin. Xh.K/E.H/ReportTv.al Berat skrapar turiste ceke Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5205 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?