Lajme Zone
Turpi që na mbulon nga akuzat ndaj dhuruesve
Të tjeraCNA

Turpi që na mbulon nga akuzat ndaj dhuruesve

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka bërë sot një reagim për një video të publikuar në rrjetet sociale nga avokati aktivist, Altin Goxhaj, i cili e ngrinte si shqetësim vendosjen e flamujve izraelitë në dritaret e Spitalit Pediatrik. Ambasada ka sqaruar se vendosja e flamujve në dritaret e spitali, është bërë në një dhomë ku ndodhen pajisje të dhuruara nga një organizatë izraelite për fëmijët shqiptar

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka bërë sot një reagim për një video të publikuar në rrjetet sociale nga avokati aktivist, Altin Goxhaj, i cili e ngrinte si shqetësim vendosjen e flamujve izraelitë në dritaret e Spitalit Pediatrik.

Ambasada ka sqaruar se vendosja e flamujve në dritaret e spitali, është bërë në një dhomë ku ndodhen pajisje të dhuruara nga një organizatë izraelite për fëmijët shqiptarë të shtruar në spital, shumica e të cilëve janë pacientë me kancer. Flamuj izraelitë në dritaret e Spitalit Pediatrik/ Reagon ambasada e Izraelit në Tiranë

21 Gusht, 08:44 Është mëse normale, kur ndodh një donacion në një institucion të caktuar, të vendosen flamujt dhe një pllakatë me shkrimin ku theksohet se kjo është dhuratë nga shteti që ka bërë donacionin. Dhe kjo lloj praktike nuk ndiqet vetëm me flamujt apo shtetin e Izralit. Kudo nëpër institucione, në qytete të ndryshme të vendit ka dhurata dhe donacione nga qeveri apo organizata të ndryshme botërore, si Hëna e Kuqe, Gjysmëhëna e Kuqe apo Kryqi i Kuq. Kudo nëpër Shqipëri, në institucione ka shkrime në mure apo pllakata, ku tregohet dhe theksohet se kush është donatori, pra dhuruesi në një spital, në një jetimore, në një qendër sociale apo tjetërkund. Këto nuk janë bërë vetëm me flamurin e Izraelit. Ka me flamurin grek, ka me flamurin turk, ka me flamurin italian, që janë kryesisht ndihma dhe dhurata të bëra nga këto shtete, ka me flamurin gjerman, ka me flamurin francez, ka me flamurin britanik, ka me flamurin e SHBA-së, pra nga të gjithë flamujt e botës. Siç ka ka dhe me flamurin e Izraelit.

Për rastin konkret, në videon e publikuar nga avokat Altin Goxhaj, ky i fundit evidenton flamur e Izralit dhe pyet: Pse është ky flamur këtu?.

Kur ndërkohë, ne të gjithë Shqipërinë, në shumicën e qyteteve, në institucione të ndryshme, kryesisht qendra sociale, shkolla, kopshte ku janë bërë donacione nga vendet e huaja, vendosen pllakata dhe flamujt e atyre vendeve, siç është në rastin e vendosur te Spitali i Fëmijëve ku janë bërë donacione nga qeveria izraelite.

Vendosja e këtyre flamujve nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe siç e mendojnë një pjesë e individëve. Këto janë më shumë nxitje për urrejtje, sesa e vërteta që duhet të jetë krejt tjetër.

Shqiptarët duhet të jenë falënderues ndaj donatorëve, ndaj dhuruesve që për më shumë se tre dekada kanë dhënë miliarda euro dhe dollarë për shqiptarët në ndihma, në donacione, që fillojnë nga shkollat, vijojnë te spitalet, qendrat shëndetësore, çerdhet, kopshtet, infrastrukture, pa diskutim dhe në fusha të tjera të jetës.

Mund të ketë shqiptarë që thonë "pse ky flamur duhet të jetë aty”, por vlen të theksojmë se shumica janë falënderues ndaj miqve që kanë, ndaj shteteve partnere e aleate që dhurojnë, ndihmojnë dhe normalisht vendosin flamurin në këto institucione ku ata japin dhurata apo mbështesin financiarisht në mënyrë të vazhdueshme.

Është shumë e rëndësishme të bëhet kjo ndarje dhe jo për çdo gjë të shikojmë teori konspirative "Pse ky flamur apo ai flamur?", "Pse këtë apo atë?". Këto nuk janë asgjë tjetër, thjesht e vetëm tregojnë “koka të nxehta” që nuk i duan asgjë Shqipërisë, nuk i duan as respektin dhe mirënjohjen që ajo ka pasur, as etikën, kulturën dhe dashurinë që gjithmonë e ka reflektuar me fqinjët edhe kur ka qenë e sulmuar dhe për më tepër sot kur duhet t'i falënderojmë partnerët, duhet t'i falënderojmë dhuruesit dhe jo më pastaj t'i sulmojmë pse kanë vendosur flamurin e tyre, kur në fakt kjo ka qenë një pothuajse traditë e bërë prej vitesh e vitesh nga shumë shtete në Shqipëri. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.