Tiranë - Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pas një sherri të ndodhur me një shofer autobusi në në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Pas konfliktit i riu theu xhamin e parmë të autobusit dhe xhamin e derës së tij. LEXO edhe...Europa League/ Egnatia ndalet nga shtylla, barazim pa gola kundër Lillestrom në shtëpi! Dede: Keqardhje, gjithçka mbetet e hapur “Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke thyer xhamat e një autobusi, bëjmë me dije se: Menjëherë pas marrjes së njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet hetimore dhe procedurale për rastin dhe në përfundim të tyre arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. K., 33 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ky shtetas dyshohet se gjatë pasdites së djeshme, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pas një konflikti verbal për motive të dobëta me drejtuesin e një autobusi, e ka fyer atë, ka bërtitur dhe më pas ka thyer me grushte, xhamin e parmë të autobusit dhe xhamin e derës së tij”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5205 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

