Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet. Menjëherë pas prangosjes së tyre në zonën e Plepave në Durrës, forcat e policisë kanë zbarkuar në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë. Efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll blic në banesën e Uljan Shpatarakut me urdhër të organeve të drejtësisë. Hetuesit po këqyrin ambientet e banesës me qëllim sekuestrimin e pajisjeve elektronike, dokumenteve apo sendeve të tjera me vlerë hetimore. Këto veprime procedurale konsiderohen me rëndësi kyçe nga SPAK-u për të zbardhur rolin e Shpatarakut dhe lidhjet e tij me Ergys Agasin në kuadër të dosjes së hetimeve për AKSHI-n. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
