SPAK- Agasi duke u marrë në pyetje Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas operacionit “The Wanted”, duke bërë të ditur se për kapjen e Ergys Agasit ishte punuar prej disa javësh nga BKH dhe strukturat e specializuara të Policisë. SPAK ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke zbardhur akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe veprën penale për të cilën është arrestuar ish-punonjësi i Policisë, Uljan Shpataraku.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, operacioni që çoi në prangosjen e Agasit erdhi pas disa javësh pune në bashkëpunim të ngushtë mes strukturave të specializuara operacionale të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Pas një pune disa javore në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot më datë 26.8.2026, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Ergys Agasi, në hyrjen jugore të qytetit të Durrësit, në zonën e Plepave, në autostradë. Në momentin e arrestimit ky shtetas shoqërohej nga shtetasi U. Sh., ish-punonjës policie, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘Përkrahja e autorit të krimit’, e parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal”, deklaron SPAK. CV-ja e zezë e Ergys Agasit/ Nga “koordinator i krimit” te 7 akuzat e SPAK, pengmarrja dhe vera 1.4 milionë euro
26 Gusht, 22:03 Pikërisht akuza ndaj Shpatarakut është një nga të dhënat e reja të bëra publike nga Prokuroria e Posaçme. Ish-zyrtari i Policisë nuk është thjesht i shoqëruar apo ndaluar, por është arrestuar në flagrancë për “Përkrahje të autorit të krimit”.
Shpataraku ishte drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte Agasi, ndërsa ky i fundit ishte pasagjer. Ish-polici ka mbajtur më herët funksione të rëndësishme në Policinë e Elbasanit dhe ka qenë vartës i afërt i kreut aktual të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Vetëm pak muaj më parë ai u përjashtua nga radhët e Policisë.
SPAK ka zbardhur më tej edhe bazën e plotë penale të dosjes së Ergys Agasit, duke konfirmuar se ndaj tij janë regjistruar 7 vepra penale.
Agasi është nën hetim për “Konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Njoftimi i SPAK Pas një pune disa javore në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot më datë 26.8.2026, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Ergys Agasi, në hyrjen jugore qytetit të Durrësit, në zonën e Plepave, në autostradë. Në momentin e arrestimit ky shtetas shoqërohej nga shtetasi, U. Sh, ish punonjës policie, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet për procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, për të cilin, më datë 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit Ergys Agasi. Ky shtetas po hetohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i K. Penal.
Ndaj personit nën hetim dhe konkretisht shtetasit Ergys Agasi, me vendimin nr. 125 datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Pare Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendimi i gjykatës është dërguar menjëherë për tu ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit me shkresën nr. 43104 prot, dt.17.12.2025. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për kryerjen me sukses të operacionit.spak agasi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Policia dhe BKH "mësyjnë" te Liqeni i Thatë, kontrolle në banesën e Uljan Shpatarakut 26 Gusht 2026, 22:3622:36Kronike Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona të shpallur në kërkim 26 Gusht 2026, 22:0522:05Kronike Luks edhe në pranga/ Vlen qindra mijëra euro, Ergys Agasi me orë “Richard Mille” gjatë arrestimit 26 Gusht 2026, 21:4921:49Kronike Të shtëna me armë në Durrës, sherr mes disa familjeve; shoqërohen 10 persona 26 Gusht 2026, 21:3421:34Kronike Video/ Ergys Agasi mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Ulian Shpataraku shofer i 'koordinatorit të krimit' 26 Gusht 2026, 21:2221:22Kronike Operacioni u kodua “The Wanted”, policia jep detaje për arrestimin e Ergys Agasit 26 Gusht 2026, 20:3820:38Kronike

