Katastrofë në Nepal Qindra turistë të huaj rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjes së fuqishme që goditi kufirin Nepal-Tibet. Fshatra, rrugë, ura dhe hidrocentrale janë shkatërruar, ndërsa pamjet satelitore tregojnë përmasat e katastrofës. Analizat e reja të USGS rrëzojnë pistën fillestare të tërmetit dhe tregojnë se sinjalet sizmike u shkaktuan nga një rrëshqitje masive. Autoritetet paralajmërojnë edhe për rrezikun e një përmbytjeje të dytë. Është rënduar ndjeshëm bilanci i katastrofës që goditi të mërkurën zonën malore në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit. Sipas përditësimit më të fundit të policisë nepaleze, të raportuar nga The Guardian, 157 trupa janë gjetur, ndërsa qindra persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Mes tyre ndodhen edhe shumë turistë të huaj.
Përmbytja e menjëhershme goditi zonën rreth orës 09:00 të mëngjesit me orën lokale. Një masë e madhe uji, balte, akulli dhe shkëmbinjsh përshkoi luginën, duke goditur vendbanimet përgjatë lumenjve dhe duke shkatërruar shtëpi, rrugë, ura dhe projekte hidroenergjetike. Zonat Syapru Besi dhe Timure, në distriktin malor Rasuwa, janë ndër më të prekurat. Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë larg brigjeve të lumenjve Bhotekoshi, Trishuli dhe Narayani. A massive flash flood in the Himalayan border areas of Nepal washed away villages, damaging roads, bridges and power projects, with authorities fearing more casualties, as hundreds of people were provisionally reported missing.Read more: pic.twitter.com/EiyvZZj8hK
— ABC News (@ABC) August 26, 2026 Përmasat e katastrofës janë veçanërisht të mëdha në Rasuwa dhe Nuwakot. Pamjet nga ajri tregojnë ndërtesa të mbuluara nga balta, automjete të përmbysura ose të bllokuara nën sediment dhe zona të tëra ku infrastruktura është dëmtuar rëndë. Në Nuwakot, dhjetëra ndërtesa shumëkatëshe, kamionë dhe furgonë janë mbuluar nga sasi të mëdha balte.
Një nga shqetësimet më të mëdha lidhet me fatin e turistëve që ndodheshin në zonën kufitare. Shifrat vazhdojnë të verifikohen dhe kanë ndryshuar gjatë ditës. Në një përditësim, Ministria nepaleze e Kulturës, Turizmit dhe Aviacionit Civil raportoi 403 vizitorë të zhdukur, prej të cilëve 341 shtetas të huaj. Bordi i Turizmit i Nepalit dha një tjetër bilanc paraprak prej 384 udhëtarësh të pakontaktueshëm, 291 prej tyre të huaj dhe 93 nepalezë. Autoritetet kanë theksuar se po verifikojnë listat e kompanive turistike për të përcaktuar se sa prej këtyre personave ndodheshin realisht në zonat e goditura. BREAKING: New footage shows absolutely horrifying scenes along the China-Nepal border amid devastating flash floods, hundreds missing, many feared dead pic.twitter.com/hwXTz8IzjP
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) August 26, 2026 Mes të huajve të raportuar si të zhdukur ka shtetas nga India, Britania e Madhe, Malajzia, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Shtetet e Bashkuara, Australia, Holanda dhe Italia. Të dhënat e publikuara gjatë ditës flisnin për më shumë se 140 shtetas indianë të pakontaktueshëm, ndërsa numri i britanikëve të raportuar të zhdukur u rrit më pas në 33. Mes tyre është raportuar edhe një vajzë 13-vjeçare.
Katastrofa ka goditur edhe anën tibetiane të kufirit. Autoritetet kineze kanë raportuar të paktën tre të vdekur dhe 265 persona të zhdukur në Gyirong, ndërsa presidenti Xi Jinping ka kërkuar mobilizim maksimal për kërkimin e personave të humbur dhe forcimin e sistemeve të monitorimit dhe paralajmërimit. Te pika kufitare Gyirong, Kina kishte angazhuar të paktën 574 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit. Në disa zona, shtresa e sedimentit arrinte rreth 1.5 metra dhe pengonte avancimin e ekipeve. Çin devlet medyasına göre, Nepal tarafında meydana gelen devasa toprak kayması Tibet’teki Gyirong Limanı’nı vurdu. Çok sayıda kişinin hayatını kaybettiği ve bazı kişilerin kayıp olduğu bildirildi. pic.twitter.com/tZ4yj0tNWg
— Eskişehir Medya (@eskmedya) August 26, 2026 Në orët e para pas katastrofës, autoritetet nepaleze shqyrtuan mundësinë që gjithçka të ishte shkaktuar nga një tërmet me magnitudë 4.4. Por një analizë e mëvonshme e Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) ndryshoi ndjeshëm këtë skenar.
Sipas USGS, sinjali që fillimisht ishte identifikuar si tërmet me magnitudë 4.4 nuk rezulton të ketë ardhur nga një tërmet. Analiza e valëve sizmike me periudhë të gjatë tregoi se energjia ishte prodhuar nga një rrëshqitje masive, e cila i parapriu përmbytjes së fuqishme.
Ekspertët po shqyrtojnë tashmë një skenar tjetër: shembjen e pjesës së poshtme të një akullnaje në lartësi të madhe, e cila mund të ketë rënë në luginë duke marrë me vete shkëmbinj dhe sedimente dhe duke shkaktuar më pas valën shkatërruese të ujit. Pamjet satelitore të Planet Labs, të analizuara nga ekspertë dhe të raportuara nga Reuters, tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e skajit të akullnajës është shembur. Zonat që përpara katastrofës shfaqeshin të gjelbra në pamjet satelitore tani janë mbuluar nga një shtresë e gjerë balte dhe sedimentesh.
Vikram Gupta, specialist i gjeologjisë inxhinierike në Universitetin Sikkim të Indisë, tha se të dhënat tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e skajit të akullnajës u shemb dhe nisi zinxhirin e ngjarjeve, duke tërhequr me vete edhe sasi të mëdha shkëmbinjsh dhe sedimentesh. Shkaku që destabilizoi akullnajën mbetet ende nën hetim. Situata mbetet e rrezikshme edhe pas kalimit të valës së parë. Ekspertët kanë paralajmëruar se mund të ndodhë një përmbytje e dytë, pasi në lumin kufitar mes Nepalit dhe Kinës vazhdon të ketë një bllokim në rrjedhën e sipërme. Autoritetet po monitorojnë zonën për të shmangur viktima të tjera nëse masa e bllokuar e ujit dhe materialeve çlirohet papritur.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë edhe gjatë natës. Terreni i thyer malor, rrugët e shkatërruara dhe sasitë e mëdha të baltës e bëjnë të vështirë mbërritjen në disa prej zonave të goditura. Nepali u ka kërkuar ndihmë si Indisë, ashtu edhe Kinës për operacionet e shpëtimit.
Kryeministri i Nepalit, Balendra Shah, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar, duke deklaruar se shteti do të marrë përgjegjësinë për operacionet e shpëtimit, trajtimin e të plagosurve, ushqimin dhe strehimin e të prekurve.
Edhe qeveritë e vendeve që kanë shtetas mes personave të zhdukur po bashkëpunojnë me autoritetet nepaleze. Kryeministri britanik Andy Burnham deklaroi se qeveria e tij do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar britanikët e prekur nga katastrofa. Ambasadat e disa vendeve evropiane, Australisë dhe Bashkimit Evropian u kanë kërkuar shtetasve të tyre në zonë të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Me qindra njerëz ende të pakontaktueshëm dhe ekipe shpëtimi që nuk kanë arritur në të gjitha zonat e prekura, bilanci prej 157 viktimash mbetet provizor. Përparësi për autoritetet është gjetja e të mbijetuarve dhe identifikimi i personave që figurojnë në listat e të zhdukurve, ndërsa paralelisht ekspertët po përpiqen të përcaktojnë me saktësi mekanizmin që shkaktoi një nga katastrofat më të rënda të viteve të fundit në rajonin e Himalajeve.nepal maketa nepal laspi syapru khadga bhanjyang nepal laspi 3 nepal laspi 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Katastrofa nga përmbytjet në Nepal, shkon në 157 numri i viktimave; vijojnë kërkimet për qindra të zhdukur 26 Gusht 2026, 20:5620:56Rajoni dhe Bota Berlini në alarm, zbulohet bomba 100 kg e Luftës së Dytë Botërore; evakuohen mbi 5 mijë banesa! 26 Gusht 2026, 19:1319:13Rajoni dhe Bota Rëndohet bilanci i katastrofës në Nepal/ 95 të vdekur dhe qindra të zhdukur, mes tyre turistë të huaj 26 Gusht 2026, 17:3417:34Rajoni dhe Bota Masakër në Montana, vriten 8 anëtarë të një familje 26 Gusht 2026, 16:3516:35Rajoni dhe Bota Bill Gates jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Mjeti më i rrezikshëm që është shpikur ndonjëherë 26 Gusht 2026, 16:0716:07Rajoni dhe Bota Rezerva uji dhe ushqime të konservuara/ Britania bëhet gati për përballje me Rusinë, manual lufte për qytetarët 26 Gusht 2026, 15:2515:25Rajoni dhe Bota

