Pamjet e arrestimit të Agasit Efektivët rrethojnë menjëherë automjetin, hapin dyert dhe nxjerrin Agasin nga makina. Policia ka publikuar pamjet e operacionit për arrestimin e Ergys Agasit në zonën e Plepave në Durrës. Në video shihet momenti kur forca të shumta të Shqiponjave bllokojnë në rrugë automjetin “Audi S8” me ngjyrë të zezë, me të cilin udhëtonte Agasi, dhe ndërhyjnë për arrestimin e tij.
Efektivët rrethojnë menjëherë automjetin, hapin dyert dhe nxjerrin Agasin nga makina. Agasit ishte i shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025 në kuadër të dosjes së SPAK për tenderët e AKSHI-t. Në operacion morën pjesë forca të shumta të Operacionales dhe RENEA-s, ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit koordinoi operacionin për lokalizimin dhe kapjen e Agasit, me asistencën e strukturave të Policisë. Ergys Agasi gjatë shoqërimit për te Policia e Tiranës Arrestimi u krye në zonën e Plepave në Durrës, pasi autoritetet e kishin mbajtur Agasin prej rreth dy javësh nën monitorim. Sipas informacioneve të deritanishme, strukturat hetimore dyshonin se ai strehohej në Elbasan dhe e lokalizuan në këtë qytet.
Më pas, Agasi u vu nën ndjekje teksa udhëtonte me automjet nga Elbasani në drejtim të Durrësit. Operacioni përfi në Plepa, ku forcat policore kishin organizuar ndërhyrjen për bllokimin e automjetit dhe arrestimin e tij.
Pas arrestimit, Ergys Agasi u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan edhe disa çanta, por deri tani nuk kanë bërë publike përmbajtjen e tyre.
Agasi kërkohej që prej operacionit të 16 dhjetorit 2025, kur agjentët e BKH-së dhe Policia kryen kontrolle në ambiente të lidhura me të, por nuk e gjetën. Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e AKSHI-t.
Me arrestimin në Plepa, autoritetet ekzekutuan masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit pas më shumë se tetë muajsh në kërkim. pamjet e arrestimit të agasit 3 Komente V Vertete 26 Gusht 2026, 21:56 Komedi! Po ketu hap nje dritare dhe vijne hajdutet e IMT dhe IKMT per 5 minuta. Nuk ka asnje mundesi te mos e kene ditur ku ka qene ku shemtira qe ngjan si kungullaci! Gjynah qe nuk do beje burg aq sa duhet por me siguri ilace do i beje sa ka vjedhur! Përgjigjjuni s shota 26 Gusht 2026, 22:48 Miku Rames, qe vetem Rama nuk e dinte me se merrej dhe cfare bente!!! I shkreti Rame mbeti viktime gjithe jeten. Partia socialiste qe sot do degjoj dhe me shume zerin e qytetareve, dhe mnroj interesin e tyre. Tallava me te madhe tallje dhe turp me te madh nuk ka. Përgjigjjuni T TR 26 Gusht 2026, 22:51 Çdo gjë me plan! "Kapja" e Agasit, sot, bashkë me zjarret e "paketës së maleve", ndoshta mund të synojnë heqjen e vëmendjes nga mënxyra më të mëdha si shitja pjesë-pjesë e Shqipërisë te çufot.
Duket sikur gjithçka është kurdisur nga këta të fundit dhe gollomeshi "ynë" është vetëm një vegël e bindur e tyre. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Britania dhe Shqipëria bashkojnë forcat kundër krimit, marrëveshje për ndarjen e pasurive të konfiskuara 26 Gusht 2026, 20:4320:43Aktualitet Agasi dy javë nën monitorim, si BKH drejtoi operacionin për arrestimin e tij dhe misteri i çantave të sekuestruara! 26 Gusht 2026, 20:3820:38Aktualitet U kap pas 8 muajsh arrati, pasuria 40 mln euroshe e Agasit; nga Jahti te “Range Rover" dhe 8 hektarë pyje! 26 Gusht 2026, 20:0420:04Aktualitet 88 ditë të palodhur, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Duam Shqipëri të re! 26 Gusht 2026, 19:4819:48Aktualitet Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo/ Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë 26 Gusht 2026, 19:0619:06Aktualitet Drejtësia vendos vetë sa do të paguhet/ KLGJ sfidon qeverinë, rrit ndjeshëm pagat e gjyqtarëve 26 Gusht 2026, 18:5818:58Aktualitet

