Lajme Zone
Zhgënjimi në Kupën e Botës 2026, policia kontrolle në zyrat e federatës së Koresë së Jugut! Hetim për procedurën e emërimit të trajnerit
SportReport TV

Zhgënjimi në Kupën e Botës 2026, policia kontrolle në zyrat e federatës së Koresë së Jugut! Hetim për procedurën e emërimit të trajnerit

Emërimi i Hong Myung-bo u vu nën shqyrtim pasi KFA braktisi një kërkim disa mujor që përfshinte kandidatë të huaj dhe e emëroi atë pas një takimi të shkurtër.

Policia e Seulit bastisi të enjten zyrat e Federatës Koreane të Futbollit (KFA), si pjesë e një hetimi për “pengim të veprimtarisë zyrtare” lidhur me emërimin e ish-trajnerit të dorëhequr Hong Myung-bo. Hong u rikthye në krye të kombëtares së Koresë së Jugut në vitin 2024, pasi më parë e kishte drejtuar ekipin në periudhën 2013-2014. LEXO edhe...Koreja e Jugut i heq prokurorëve të drejtën për të hetuar, reforma përçan politikën dhe opinionin publik Emërimi i tij u vu nën pikëpyetje pasi KFA ndërpreu një proces kërkimi disa mujor, ku ishin shqyrtuar edhe kandidatë të huaj dhe e emëroi Hong-un pas një takimi të shkurtër. Çështja mori sërish vëmendje pas paraqitjes zhgënjyese të Koresë së Jugut në Kupën e Botës 2026, ku skuadra u eliminua që në fazën e grupeve. Në një seancë dëgjimore parlamentare muajin e kaluar, Hong hodhi poshtë pretendimet e disa deputetëve se kishte përfituar trajtim të privilegjuar gjatë emërimit të tij, ndërsa mori përgjegjësinë për dështimin e kombëtares në turne. Ministria e Sportit e Koresë së Jugut deklaroi në tetor 2024 se Federata kishte shkelur rregullat e veta gjatë emërimit të Hongut dhe ish-trajnerit Jurgen Klinsmann. Sipas ministrisë, takimi mes drejtorit teknik dhe Hongut nuk mund të konsiderohej një intervistë e rregullt për këtë post. Megjithatë, ministria nuk gjeti prova për veprime të paligjshme dhe nuk kërkoi anulimin e kontratës së Hongut. Policia kishte nisur hetimet edhe përpara Kupës së Botës, pas ankesave që pretendonin ndërhyrje të papërshtatshme në procesin e emërimit të Hongut. Deri më tani, nuk është shpallur asnjë përfundim penal apo akuzë zyrtare ndaj Hong Myung-bo ose zyrtarëve të Federatës Koreane të Futbollit. S.Dh/ReportTv.al Seul Boterori 2026 Korea e Jugut Hong Myung-bo Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.2% Jo 60% Nuk e di 4.8% Vota total: 1365 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?