Lajme Zone
Begaj nga Ulqini: Libri duhet të jetë përparësi kombëtare, jo vetëm kur hapen panairet
KulturëReport TV

Begaj nga Ulqini: Libri duhet të jetë përparësi kombëtare, jo vetëm kur hapen panairet

Presidenti mori pjesë në hapjen e edicionit të 25-të të Panairit të Librit dhe takoi drejtuesit e Komunës së Ulqinit dhe përfaqësuesit politikë shqiptarë

Libri duhet të trajtohet si një përparësi kombëtare dhe jo vetëm të kujtohet në ditët kur organizohen panairet. Ky ishte mesazhi që dha Presidenti Bajram Begaj nga Ulqini, ku mori pjesë në hapjen e edicionit të 25-të të Panairit të Librit. “Libri nuk na jep vetëm informacion. Ai na mëson të përqendrohemi, të pyesim e të mos pranojmë çdo gjë të mirëqenë. Na mëson ta dëgjojmë edhe një mendim tjetër dhe të kuptojmë se bota nuk fillon e nuk mbaron me përvojën personale”, u shpreh Begaj. LEXO edhe...Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, vlerëson bashkëpunimin dhe kërkon njohjen e Kosovës Presidenti u ndal edhe te rëndësia e gjuhës shqipe, duke theksuar se libri është një nga mjetet kryesore për ta ruajtur dhe pasuruar atë. “Gjuha nuk ruhet vetëm se e kemi trashëguar. Ajo ruhet kur përdoret mirë, kur shkruhet, kur lexohet dhe kur u përcillet fëmijëve”, tha ai. Begaj kërkoi që libri të mos mbetet vetëm pjesë e fjalimeve, por të mbështetet me politika konkrete, përmes investimeve në biblioteka, përzgjedhjes së librave për shkollat, si dhe mbështetjes së botuesve, autorëve dhe përkthyesve. Panairi i Librit në Ulqin, që këtë vit shënon edicionin e 25-të, mbledh autorë, botues dhe krijues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të rajonit. Gjatë vizitës në Ulqin, Presidenti Begaj u prit edhe nga kryetari i Komunës, Genci Nimanbegu. Në takim u diskutua për projektet zhvillimore të komunës, sfidat me të cilat përballet dhe rëndësinë e përfaqësimit të shqiptarëve në Mal të Zi. Më pas, kreu i shtetit zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të faktorit politik shqiptar në Ulqin, ku shprehu mbështetjen e shtetit shqiptar për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi dhe vlerësoi rolin e komunave të Ulqinit dhe Tuzit si ura bashkëpunimi mes dy vendeve. U.D/ReportTv.al Bajram Begaj ulqin mali i zi genci nimanbegu Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.4% Jo 59.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 1427 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?