Lajme Zone
Temperaturat e larta, bie niveli i ujit në liqenin e Fierzës! KESH blen 41.5 milionë euro energji për periudhën korrik-shtator
EkonomiReport TV

Temperaturat e larta, bie niveli i ujit në liqenin e Fierzës! KESH blen 41.5 milionë euro energji për periudhën korrik-shtator

Për shkak të kushteve të thatësirës dhe rritjes së konsumit të energjisë si pasojë e temperaturave të larta për periudhën korrik–shtator 2026, KESH ka blerë rreth 331 mijë megavat/orë energji, me një vlerë prej 41.5 milionë euro.

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës vijon të bjerë si pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve. Prurjet nga lumenjtë që furnizojnë rezervuarin më të madh në vend kanë rënë ndjeshëm, ndërsa niveli i liqenit ka zbritur në kuotën 283.89 metra, nga 296 metra që është niveli maksimal. LEXO edhe...Kur dashuria niste te çezma me 3 burime, fshati Novosej në Kukës rikthen simbolin e traditës së vjetër të dashurisë Në HEC-in e Fierzës janë aktualisht në punë tre nga katër agregatët, me një fuqi aktive prodhimi prej rreth 300 megavatësh. Për shkak të kushteve të thatësirës dhe rritjes së konsumit të energjisë si pasojë e temperaturave të larta për periudhën korrik–shtator 2026, KESH ka blerë rreth 331 mijë megavat/orë energji, me një vlerë prej 41.5 milionë euro, për të garantuar furnizimin e pandërprerë te vendit. Të dhënat e HEC Fierzë: Data: 06.08.2026 - Niveli: 283.89 m - Fuqia aktive: 300 MË - Agregat ne punë: 3 R.Xh/ReportTv.al liqeni i Fierzes kesh energjia elektrike Kukes Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.3% Jo 59.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 1426 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?