Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar ndarjen e skuadrave pjesëmarrëse në Grupin A dhe Grupin B të Kategorisë së Dytë për sezonin futbollistik 2026-27. Propozimi për përbërjen e dy grupeve u hartua nga Departamenti i Garave, pas konsultimeve me Komisionin e Ligave dhe Garave dhe u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. LEXO edhe...Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota Në edicionin e ri të Kategorisë së Dytë do të marrin pjesë 23 skuadra, të ndara në dy grupe. Grupi A do të përbëhet nga 12 ekipe, ndërsa Grupi B nga 11 ekipe. Ndarja e miratuar për sezonin 2026-27 është si më poshtë: Grupi ALushnjaShirokaErzeniTërbuniLuzi 2008VeleçikuNaftëtariGramshiBasaniaVllaznia BPartizani BEagle FootballGrupi BAF LuftëtariApoloniaButrintiBylis BMaliqiTomoriDevolliDelvinaKëlcyraAlbpetrolMemaliajMe miratimin e përbërjes së dy grupeve, vijon puna organizative për përgatitjen e sezonit të ri 2026-27 të Kategorisë së Dytë. Departamentet përkatëse të FSHF-së do të procedojnë me hapat e mëtejshëm për organizimin e garës dhe hartimin e kalendarit të ndeshjeve. S.Dh/ReportTv.al fshf kategoria e dyte lushnja Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.4% Jo 59.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 1427 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

