Lajme Zone
Zhbllokohet ndeshja në “Air Albania”, Shqipëria ndëshkon San Marinon pas 10 minutave lojë (Video)
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zhbllokohet ndeshja në “Air Albania”, Shqipëria ndëshkon San Marinon pas 10 minutave lojë (Video)

Zhbllokohet ndeshja në “Air Albania”, Shqipëria ndëshkon San Marinon pas 10 minutave lojë.Kristjan Asllani realizoi një supergol nga distanca me një goditje spektakolare.

Zhbllokohet ndeshja në “Air Albania”, Shqipëria ndëshkon San Marinon pas 10 minutave lojë.Kristjan Asllani realizoi një supergol nga distanca me një goditje spektakolare. Kuqezinjtë rikthehen në “Air Albania”, në një ndeshje ku objektivi nuk ndryshon: fitorja. Por për kuqezinjtë këtë herë tri pikët mund të mos mjaftojnë, pasi në llogaritë përfundimtare të grupit mund të peshojë edhe diferenca e golave.

Kalendari i UEFA-s e vendos përpara dy ndeshjeve të fundit, ndaj Finlandës më 12 nëntor dhe Bjellorusisë më 15 nëntor.

Skuadra e Rolando Maran e njeh mirë kundërshtarin. Vetëm një javë më parë, më 29 shtator, Shqipëria fitoi 3-0 në San Marino, me golat e Anis Mehmetit, Myrto Uzunit dhe Rey Manajt.

Pikërisht për këtë arsye, ndeshja e sotme nuk lejon llogari të tjera përveç fitores. San Marino ka pësuar shtatë gola nga Finlanda, tre nga Shqipëria dhe katër nga Bjellorusia në tri ndeshjet e para të këtij edicioni.

Kundërshtari i kuqezinjve ndodhet në fund të renditjes dhe nuk ka regjistruar fitore në 17 ndeshjet e fundit ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe ka marrë vetëm një barazim dhe 16 humbje, duke shënuar 6 gola dhe pësuar 63.

Për Maran, megjithatë, problemi nuk është vetëm të marrë tri pikët. Shqipëria duhet të shfrytëzojë një kundërshtar që deri tani ka treguar diferencë të madhe me tri skuadrat e tjera të grupit, sepse ndeshjet e fundit me Finlandën dhe Bjellorusinë mund ta çojnë garën deri te llogaritë e golavarazhit.

Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë pasi e nisën Ligën e Kombeve me fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe më pas mundën 3-0 San Marinon në transfertë.

Ndaj San Marinos, Shqipëria ka përpara ndeshjen ku nuk duhet vetëm të fitojë. Duhet të krijojë diferencën që mund t'i duhet kur grupi të vendoset në dy sfidat e nëntorit.

Për kuqezinjtë, çdo rezultat tjetër përveç tri pikëve do të komplikonte objektivin e shpallur nga Maran që në nisje të Ligës së Kombeve: luftën për vendin e parë në grup.

Turku Mehmet Turkmen do të jetë gjyqtar kryesor, ndërsa asistentët e tij do të jenë Ibrahim Çaglar Uyarca dhe Anil Ussta.san marino shqipëria liga e kombeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Kuqezinjtë përballë San Marinos, 90 minuta vendimtare për ëndrrën e vendit të parë 6 Tetor 2026, 20:4720:47Sport Pas 114 shkeljeve finalnciare, City merr goditjen tjetër; sponsori i gjobitet me mbi 500 mln euro 6 Tetor 2026, 20:2420:24Sport Nuk ka qetësi për Gianni Infantinon, Norvegjia denoncon presidentin e FIFA-s për abuzim me pushtetin 6 Tetor 2026, 20:0220:02Sport Maran bën ndryshime, tekniku italian publikon 11-shen startuese kundër San Marinos 6 Tetor 2026, 19:4019:40Sport Dy shqiptarë në listën e talenteve të futbollit botëror, “The Guardian” publikon ‘Top 60’ e të rinjve premtues 6 Tetor 2026, 19:1819:18Sport Akuza për pështyrje dhe sherr në tunelin e dhomave të zhveshjes, UEFA hap hetim për ndeshjen Irlandë-Izrael 6 Tetor 2026, 18:5718:57Sport