Lajme Zone
Kosova drejt zgjedhjeve, dështon tentativa e fundit Kurti-Hamza për presidentin
PolitikëPamfleti

Kosova drejt zgjedhjeve, dështon tentativa e fundit Kurti-Hamza për presidentin

Në orët vendimtare të krizës, Kurti ndryshoi qëndrimin e tij të mëparshëm dhe bëri një hap drejt kërkesës së PDK-së. Ai pranoi që fillimisht të votohet ligji për Dhomat e Specializuara dhe më pas presidenti, por kërkoi një garanci nga Hamza: kreu i PDK-së të dalë publikisht dhe të zotohet se partia e tij do të japë votat për kreun e ri të shtetit.

Hamza-Kurti Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, ndërsa edhe tentativa e fundit për të gjetur një marrëveshje për presidentin ka dështuar. Albin Kurti pranoi kërkesën e PDK-së që ligji për Dhomat e Specializuara të votohet i pari, por kërkoi në këmbim që Bedri Hamza të garantojë publikisht votat për presidentin. Kreu i PDK-së e refuzoi formulën: ligji duhet të kalojë, por presidenti nuk mund të zgjidhet pa një marrëveshje të përbashkët. Kosova është gjithnjë e më pranë zgjedhjeve të reja, pasi ka dështuar edhe tentativa e fundit për një marrëveshje mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës që do t’i hapte rrugë zgjedhjes së presidentit.

Në orët vendimtare të krizës, Kurti ndryshoi qëndrimin e tij të mëparshëm dhe bëri një hap drejt kërkesës së PDK-së. Ai pranoi që fillimisht të votohet ligji për Dhomat e Specializuara dhe më pas presidenti, por kërkoi një garanci nga Hamza: kreu i PDK-së të dalë publikisht dhe të zotohet se partia e tij do të japë votat për kreun e ri të shtetit.

Kurti kishte deklaruar më herët se çështja urgjente ishte zgjedhja e presidentit, duke paralajmëruar edhe pasojën nëse palët nuk arrijnë marrëveshje.

“PDK-ja e refuzoi ofertën tonë që ta mbështesim Beskim Sejdiun. Besoj se, në rast të një përgjigjeje pozitive nga ana e tyre, Sejdiu do të rikthehej në garë. Përveç tij, natyrisht, i kemi edhe dy emra të tjerë, të cilët gjatë këtij viti i kemi prezantuar si kandidatë për president – Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin. Të dy janë ende kandidatë, nëse ka interesim nga opozita. Propozimi më i ri është ky: meqë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk po arrin të takohet me ne, le të dalë publikisht sonte dhe të zotohet se i gjithë grupi parlamentar i PDK-së do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit – qoftë për, abstenim apo kundër. Pas këtij zotimi, ne ua votojmë leximin e dytë të ligjit, nëse ata mendojnë se nuk përbën problem mosrespektimi i afatit 72-orësh mes dy leximeve. Ne ua votojmë ligjin dhe menjëherë pas kësaj kalojmë në votimin për presidentin”, tha Kurti.

Por propozimi i fundit nuk mori dakordësinë e PDK-së. Bedri Hamza refuzoi të jepte garancinë e kërkuar nga Kurti dhe tha se presidenti mund të zgjidhet vetëm përmes një marrëveshjeje mes palëve, jo duke u vendosur përballë një kandidature me formulën “merre ose lëre”.

“Sa ka seriozitet në këtë punë kur vetëm sot ka që tri-katër herë qëndrime të ndryshme. LDK-së i thotë nuk ka mundësi të ketë president politikë ndërsa vetë propozon emra politikë. Janë këta emra që nuk kanë kaluar që sa kohë. Për të cilët s’ka pasur marrëveshje. Ligji duhet të kalojë, presidenti ka mund të zgjidhet por jo president pa marrëveshje. Jo ky është presidenti merre ose lëre. Pse s’ka qenë kjo lloj bisede në takimet e tjera, pse ska qenë sot paradite. Nuk mundesh të na imponosh dhe UÇK nuk mund të bëhet objekt pazaresh”, u shpreh Hamza.

Kreu i PDK-së këmbënguli se ligji për Dhomat e Specializuara nuk duhet të trajtohet si një kërkesë që i përket vetëm partisë së tij.

“Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, tha ai.

Kështu, palët mbeten në dy pozicione të ndryshme: Kurti pranon votimin fillimisht të ligjit për Specialen, por kërkon garanci për votat e presidentit, ndërsa Hamza kërkon që për kreun e shtetit të ketë fillimisht një marrëveshje të përbashkët.

Ngërçi është thelluar edhe pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga gara. Kurti ka rikthyer në diskutim Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, por për emrin e presidentit nuk ka ende konsensus. Me dështimin e tentativës së fundit për kompromis, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje në orët e mbetura.

Koha për një kompromis ndërkohë po mbaron. Sot, 6 tetor, është dita e fundit e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, sipas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Deri në mesnatë, Kuvendi duhet të arrijë të zgjedhë kreun e ri të shtetit.

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja. Pikërisht për këtë arsye, propozimi i fundit i Kurtit dhe refuzimi i formulës nga Hamza e kanë bërë edhe më të afërt skenarin e zgjedhjeve, ndërsa palëve u kanë mbetur vetëm orët e fundit për të gjetur një marrëveshje.kurti hamza Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Hamza refuzon kushtin e Kurtit për presidentin: Specialja nuk është çështje vetëm e PDK-së 6 Tetor 2026, 20:3920:39Kosova Kurti ndryshon ofertën: Votojmë të parin ligjin për Specialen, Hamza të garantojë votat për presidentin 6 Tetor 2026, 20:0520:05Kosova “Albin, eja në Kuvend”, Çitaku thirrje Kurtit: Votojeni ligjin, kanë mbetur vetëm pak orë 6 Tetor 2026, 19:0619:06Kosova Kurti kërkon votat për Presidentin, Hamza i mbyll derën: Nuk bëjmë pazar me Specialen 6 Tetor 2026, 17:4417:44Kosova LVV kërkon sqarim nga Kushtetuesja: Çfarë ndodh me kompetencat presidenciale pas mandatit të Haxhiut? 6 Tetor 2026, 17:3217:32Kosova Thellohet kriza në Kosovë, Bekim Sejdiu tërhiqet nga gara për Presidentin 6 Tetor 2026, 16:4116:41Kosova