Lajme Zone
Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet aksi Durrës-Tiranë gjatë natës më 6 dhe 7 gusht! Trafiku devijohet në Thumanë-Kashar dhe akset dytësore (FOTOT)
PolitikëReport TV

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet aksi Durrës-Tiranë gjatë natës më 6 dhe 7 gusht! Trafiku devijohet në Thumanë-Kashar dhe akset dytësore (FOTOT)

Qarkullimi në aksin Durrës-Tiranë do të bllokohet gjatë natës së 6 dhe 7 gushtit, nga ora 00:00 deri në 04:30. Ndërkohë, lëvizjet në aksin Tiranë-Durrës do të vijojnë normalisht.

Qarkullimi në aksin Durrës-Tiranë do të bllokohet më 6 dhe 7 gusht, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri të Kasharit, pjesë e punimeve për zgjerimin e autostradës. Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), bllokimi do të jetë në intervalin kohor 00:00-04:30, kohë gjatë së cilës do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit. Gjatë këtij orari do të bllokohen dy korsitë e aksit në drejtimin Durrës-Tiranë, ndërsa lëvizjet në aksin Tiranë-Durrës do të vijojnë normalisht. LEXO edhe...Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera Gjatë këtij intervali, trafiku që lëviz nga Durrësi në drejtim të Tiranës, Aeroportit “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet në rampat e autostradës Thumanë-Kashar. Mjetet me destinacion Aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në autostradën Kashar-Thumanë, ndërsa automjetet me destinacion Tiranën do të orientohen me sinjalistikën e përkohshme në rrugën dytësore duke u rikthyer në autostradën Durrës–Tiranë pas mbikalimit të Kasharit. “Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje”, apelon ARRSH. Share SI.E./ReportTv.al autostrada tirane-durres ARRSH Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6092 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?