Foto nga takimi i sotëm Në mungesë të një marrëveshjeje, vendi mund të përballet me zgjedhje të reja... Takimi i dytë mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nuk ka prodhuar marrëveshje politike për formimin e institucioneve të reja. Pas rreth tre orësh bisedime, të dy liderët janë shprehur të hapur për vazhdimin e bisedimeve në ditët në vijim.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha pas përfundimit të takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, se ende nuk ka një marrëveshje politike mes dy subjekteve, por theksoi se ekziston vullneti për të bashkëpunuar.
“Lajm do të ishte po të kishim marrëveshje. Marrëveshje politike nuk kemi. Diskutuam për qasje të ndryshme dhe mundësitë. Kemi nevojë për një marrëveshje politike që e respekton rezultatin zgjedhor, nuk e zëvendëson atë, por e shndërron rezultatin në kontribut për stabilitet institucional”, deklaroi Kurti.
Ai paralajmëroi se, në mungesë të një marrëveshjeje, vendi mund të përballet me zgjedhje të reja.
“Askush nuk i do zgjedhjet e reja, por nëse nuk kemi marrëveshje dhe hapa përpara, përkundër mosdëshirës për zgjedhje të reja, ato fatkeqësisht mund të shkaktohen”, tha ai.
Kurti ritheksoi se LVV-ja mbetet e interesuar për bashkëpunim me LDK-në, duke vlerësuar se vendi ka nevojë për një progres të përshpejtuar. Ai foli edhe për çështjen e presidentit, duke theksuar se kandidati për këtë post duhet të jetë një figurë jopolitike dhe konsensuale.
“Pozita e presidentit nuk do të duhej të ishte pjesë e pushtetit politik, por e përfaqësimit të Republikës. Emri konkret duhet të jetë konsensual dhe gjithëpërfshirës”, u shpreh Kurti.
Kryeministri në detyrë tha gjithashtu se mbetet i gatshëm të takohet edhe me kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pavarësisht refuzimeve të deritanishme për takim.
“Nuk është e arsyeshme të mos takohemi. Për interes shtetëror, edhe nëse kemi mospajtime, besoj se ato mund të tejkalohen përmes dialogut”, deklaroi ai.
Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e cilësoi si pozitiv takimin me Kurtin dhe tha se partia e tij ka marrë pjesë në bisedime me vullnet të mirë, duke respektuar rezultatin zgjedhor dhe me synimin për të shmangur zgjedhjet e reja.
“Morëm pjesë në takimin e dytë pas 7 qershorit me vullnet të mirë, respektim të rezultatit zgjedhor dhe gatishmërinë si LDK për të shmangur zgjedhjet e reja. Ishte takim i mirë, i mbarë. I trajtuam çështjet e ndryshimeve programore, politike dhe të ardhmeve strategjike. Do të përpiqemi që edhe në ditët në vazhdim të kemi diskutime më thelbësore”, tha Abdixhiku.
Ai theksoi se LDK-ja mbetet në qëndrimet e saj të shpallura më herët, duke insistuar se formimi i institucioneve kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse që garanton balancë institucionale dhe demokratike.
“Na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që të ruhet balanca institucionale dhe demokratike. Brenda këtyre balancave, LDK-ja duhet të ndihet e përfaqësuar, përndryshe konstelacioni politik nuk do ta ketë fuqinë e nevojshme”, deklaroi ai.
Abdixhiku konfirmoi se kontaktet me Kurtin do të vazhdojnë, duke paralajmëruar se, nëse nuk arrihet një marrëveshje politike, alternativa e vetme mbeten zgjedhjet e reja.
“Nëse s’bëjmë asgjë, i vetmi skenar i garantuar janë zgjedhjet e reja”, tha kreu i LDK-së.lvv ldk Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova LVV-ja dhe LDK-ja shumë pranë marrëveshjes, Kurti dhe Abdixhiku nisin takimin e dytë 4 Gusht 2026, 18:5318:53Kosova Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok, çfarë dihet deri më tani? 3 Gusht 2026, 21:5121:51Kosova PDK dhe AAK refuzojnë takimet me Kurtin, LDK-ja e gatshme për kompromis 3 Gusht 2026, 20:3120:31Kosova Pse Serbia riktheu narrativat e viteve '90 kundër Kosovës 3 Gusht 2026, 17:4017:40Kosova Biserko: Çdo varrezë e re në Kosovë rikthen përgjegjësinë e Serbisë për krimet e luftës 3 Gusht 2026, 16:1316:13Kosova Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim 3 Gusht 2026, 14:0014:00Kosova

