Lajme Zone
PolitikëReport TV

Vlorë/ Pronari i një exchange denoncon në Polici: Punonjësja mori shumën prej 5 mijë eurosh dhe u zhduk! Kishte vetëm një ditë që kishte nisur punë (VIDEO)


Mësohet se emri i punonjëses është Kumrie Zika, e cila më herët ka qenë e arrestuar dhe vetëm 2 javë më parë u la e lirë nën masën ‘detyrim paraqitje’.

Një denoncim është bërë në Policine e Vlorës nga pronari i një exchange-i në qytetin e Vlorës, i cili pretendon se një punonjëse e punësuar prej vetëm një dite ka marrë shumën prej 5 mijë eurosh dhe më pas është larguar nga vendi i punës. Sipas denoncimit të pronarit, pas marrjes së shumës së parave, punonjësja është zhdukur dhe nuk ka dhënë shpjegime për situatën. LEXO edhe...I nxehti ekstrem, zjarrfikësit freskojnë me ujë qendrën e Vlorës (VIDEO) Mësohet se emri i punonjëses është Kumrie Zika, e cila më herët ka qenë e arrestuar dhe vetëm 2 javë më parë u la e lirë nën masën ‘detyrim paraqitje’. Për rastin, pronari ka bërë kallëzim në Policinë e Vlorës, ndërsa pritet që rrethanat e ngjarjes të verifikohen nga autoritetet. Pronari i exchange-it i bën thirrje punonjëses që të kthejë shumën e parave, me qëllim që situata të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme. R.Xh/ReportTv.al vjedhje exchange arrestim policia e shtetit Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6091 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?