Situata nga zjarri në Mallakastër është përkeqësuar sërish. Flakët në fshatin Riban janë përhapur gjatë natës, duke krijuar rrezik të shtuar për masivin pyjor të fshatit Lofkënd. Operacioni po zhvillohet në dy drejtime, në Riban dhe Lofkënd, ku janë angazhuar 65 zjarrfikës dhe forca bashkiake nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, dy autobote me ujë, ndërsa pritet të ndërhyjnë edhe rreth 40 ushtarë të Forcave të Armatosura. LEXO edhe...Zjarri në Riban të Mallakastrës rrezikoi banesat, deputeti i PS për Report Tv: U tejkalua rreziku për jetët e njerëzve dhe djegien e pronave të tyre! Ndërhyrja nga ajri është ndërprerë Terreni i vështirë, bimësia e dendur, shtrirja e madhe e zjarrit dhe era po e bëjnë shumë të vështirë ndërhyrjen nga toka. Për këtë arsye është kërkuar ndërhyrje urgjente nga ajri, me qëllim izolimin e vatrës. Fshati Riban i Mallakastrës u përball edhe dje me një situatë të vështirë nga zjarret, çka bëri që disa familje të evakuohen. Policia ka dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe për ka nisur hetimet, ndërsa disa persona janë shoqëruar. SI.E./E.H/ReportTv.al zjarret 2026 Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6091 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
