Lajme Zone
Zgjedhjet e parakohshme në Serbi/ Vuçiç tregon se kur do të mbahen
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zgjedhjet e parakohshme në Serbi/ Vuçiç tregon se kur do të mbahen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se zgje...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se zgjedhjet parlamentare të parakohshme do të mbahen më 18 ose 25 tetor, ndërsa në ditët në vijim do të bëhet e ditur data e saktë. “Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 18 ose 25 tetor. Data e saktë do të dihet në ditët në vijim. Në njërën listë do të jetë Partia Progresive Serbe (në pushtet) me listën e saj, në tjetrën të gjitha opsionet e tjera politike”, tha Vuçiç në një intervistë mediatike. Më 27 qershor, Vuçiç, njoftoi se do të jepte dorëheqjen brenda disa javësh dhe se vendi do të mbante zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, pas 18 muajsh protestash antiqeveritare. Kjo është hera e parë që ai dha data konkrete të mundshme për mbajtjen e votimeve.

Njoftimi nga Vuçiç, i cili ka qenë në pushtet si president ose kryeministër për 12 vjet, erdhi pas më shumë se një viti demonstratash kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët, të shkaktuara nga shembja e një tendë në një stacion hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit në nëntor 2024, ku vdiqën 16 persona.

Analistët thonë se Vuçiç mund të bëhet kryeministër nëse Partia e tij Progresive Serbe fiton në zgjedhjet parlamentare. Serbia është kandidate për t’u anëtarësuar në BE, por Beogradi ende ka lidhje të forta me Rusinë dhe Kinën, një linjë që Vuçiçit i është dashur të ndjekë gjatë gjithë kohës së tij në pushtet.

Përpara se të anëtarësohet në BE, Serbia duhet të përmirësojë sundimin e ligjit, duke përfshirë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe të çrrënjosë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjithashtu, BE-ja ka thënë prej vitesh se duhet t’i përafrojë politikat e saj të jashtme me ato të bllokut.

Figurat e opozitës akuzuan Vuçiçin dhe aleatët e tij për dhunë kundër kundërshtarëve politikë, korrupsion të përhapur, lidhje me krimin e organizuar dhe shtypje të lirive të medias. Vuçiç dhe aleatët e tij i mohojnë këto akuza. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.