Lajme Zone
Protestat dhe tensionet politike në Serbi, Vuçiç lajmëron zgjedhjet e parakohshme: Opsionet janë këto dy data
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat dhe tensionet politike në Serbi, Vuçiç lajmëron zgjedhjet e parakohshme: Opsionet janë këto dy data

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat pritet të zhvillohen më 18 ose 25 tetor. Duke folur në televizionin publik serb RTS, Vuçiç tha se data përfundimtare do të përcaktohet në ditët në vijim.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat pritet të zhvillohen më 18 ose 25 tetor. Duke folur në televizionin publik serb RTS, Vuçiç tha se data përfundimtare do të përcaktohet në ditët në vijim. “Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të zhvillohen, siç qëndrojnë gjërat, ose më 18 ose më 25 tetor. Këtë do ta dimë pas disa ditësh”, deklaroi presidenti serb.

Sipas tij, në zgjedhje do të garojnë në një listë Partia Përparimtare Serbe (SNS) dhe aleatët e saj, ndërsa në listën tjetër pritet të përfshihen forcat e tjera politike.

Vuçiç theksoi se nuk dëshiron të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë në garën partiake për shkak të postit që mban si president.

Duke folur për rezultatin që pret nga zgjedhjet, Vuçiç tha se forca politike që ai mbështet do të synojë të fitojë shumicën e mandateve në parlament.

“Do të luftojmë për të fituar shumicën e votave. E dimë se nuk do të kemi shumicën nëse nuk marrim 126 mandate”, u shpreh ai.

Zgjedhjet e reja pritet të zhvillohen në një klimë të tensionuar politike në Serbi, pas muajsh përplasjesh, protestash dhe debatesh të forta politike në vend. Data përfundimtare e zgjedhjeve pritet të konfirmohet zyrtarisht në ditët e ardhshme. Top Channel