Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi për “Financial Times” se Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse. Ndërkohë, sulmet ajrore ruse vranë dy persona në rajonin e Dnipropetrovskut, ndërsa Moska njoftoi goditjen e portit të Izmailit dhe dy anijeve të mallrave pranë Odesës. Zelensky shprehu gjithashtu zhgënjimin ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se ndihet i tradhtuar nga qëndrimi i tij. Kreu i shtetit ukrainas i kërkoi Elon Musk të rikthejë funksionimin e plotë të rrjetit satelitor Starlink, duke paralajmëruar se ndërprerjet mund të rrezikojnë jetën e ushtarëve dhe të pengojnë operacionet në front. Tensionet mes Kievit dhe Uashingtonit janë shtuar pas zhvillimeve të fundit lidhur me sanksionet ndaj naftës ruse dhe qëndrimit të Trump për një marrëveshje paqeje me Moskën. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Zelensky

