Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Studenti tregon arsyen se pse merr pjesë në protestë: Po zihen konviktet nga afrikanët, tek Instituti 300 të huaj të strehuar


Një student i Institutit, i cili po merr pjesë në protestën në Tiranë, ka shpjeguar për mikrofonin e News24 arsyet që e kanë shtyrë t’i bashkohet tubimit. Ai ka ngritur shqetësimin për praninë e shtetasve të huaj në konvikte dhe universitete, ndërsa shprehet se të rinjtë shqiptarë po përballen me vështirësi për të ndërtuar të ardhmen në vend.

Një student i Institutit, i cili po merr pjesë në protestën në Tiranë, ka shpjeguar për mikrofonin e News24 arsyet që e kanë shtyrë t’i bashkohet tubimit. Ai ka ngritur shqetësimin për praninë e shtetasve të huaj në konvikte dhe universitete, ndërsa shprehet se të rinjtë shqiptarë po përballen me vështirësi për të ndërtuar të ardhmen në vend. “Universitetet po mbushen me bangladeshas, me të huaj, pasi lindshmëria është ulur. Ne nuk krijojmë dot të ardhmen në këtë vend dhe detyrohemi të largohemi. Konviktet janë plot me shtetas afrikanë. Mund të jenë rreth 300 persona të strehuar nëpër konvikte”, u shpreh studenti. Ai i bëri këto deklarata gjatë protestës që po zhvillohet në kryeqytet, ku studentë dhe gjimnazistë kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar tubimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta