Lajme Zone
Minutë pas minute/ Dita e tretë e revoltës së rinisë, bojkoti studentor shtrihet nga veriu në jug; ‘shkundet’ politika
PolitikëPamfleti

Minutë pas minute/ Dita e tretë e revoltës së rinisë, bojkoti studentor shtrihet nga veriu në jug; ‘shkundet’ politika

Vendosja e këtyre blloqeve vjen pas kaosit të djeshëm, kur protestuesit shënjestruan Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Gjatë tubimit pati edhe sulme ndaj bizneseve private, si dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

3 MINUTA ME PARE Frika nga përshkallëzimi i protestës, nis “fortifikimi” i Kryeministrisë Vendosen tulla te Kryeministria Ka nisur “fortifikimi” i Kryeministrisë në Tiranë, pasi protesta studentore rrezikon të përshkallëzohet. Mëngjesin e sotëm, pranë godinës së qeverisë janë vendosut blloqe me tulla, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë.

Vendosja e këtyre blloqeve vjen pas kaosit të djeshëm, kur protestuesit shënjestruan Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Gjatë tubimit pati edhe sulme ndaj bizneseve private, si dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Por ndërsa autoritetet po marrin masa për të mbrojtur godinën e qeverisë, protesta e të rinjve vijon edhe sot, duke përfshirë një numër më të madh gjimnazistësh.

Që në orët e mëngjesit, nxënësit e shkollave të mesme dhe fakulteteve bojkotuan mësimin dhe dolën në rrugë me flamuj dhe thirrjen “Të gjithë së bashku!”. Më pas, protesta u shtri edhe në rrugët e Tiranës, ku kërkuan ndryshimin e sistemit politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në disa momente, Forcat Shqiponja ndërhynë për të shpërndarë nxënësit që po protestonin në kryeqytet. 12 MINUTA ME PARE Protestuesit bllokojnë Rrugën e Elbasanit, djegin koshat dhe bëjnë thirrje për bojkot të mësimit Momente tensioni janë regjistruar gjatë marshimit të protestuesve në Rrugën e Elbasanit, në Tiranë, ku disa prej studentëve kanë djegur kosha mbeturinash në mes të rrugës dhe kanë shkulur tabela të sinjalistikës rrugore.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në njërin kah, duke penguar lëvizjen normale të trafikut.

Një pjesë e tyre janë ndalur edhe pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, ku u kanë bërë thirrje nxënësve të braktisin mësimin dhe t'i bashkohen protestës.

Incidentet janë regjistruar gjatë mobilizimit të të rinjve në kryeqytet, ndërsa protesta është shoqëruar me thirrje për bojkotimin e procesit mësimor. 14 MINUTA ME PARE Protesta merr hov në Tiranë, studentët e Filologjikut lënë auditorët dhe dalin në rrugë: Rama, jepe dorëheqjen! Studentët e Filologjikut Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestës kundër qeverisë, duke lënë auditorët për të marshuar në rrugët e kryeqytetit.

Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, studentët e Filologjikut janë bashkuar me gjimnazistët dhe studentët e fakulteteve të tjera, të cilët po vijojnë protestën në Tiranë.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë kaluar në rrugën e Elbasanit, ku për disa minuta është bllokuar qarkullimi i automjeteve në njërin kah.

Situata është shoqëruar edhe me incidente, pasi disa protestues kanë shkulur tabela të sinjalistikës rrugore dhe u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në mes të rrugës. Të rinjtë janë ndalur gjithashtu pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, ku u kanë bërë thirrje nxënësve të bojkotojnë mësimin dhe t'i bashkohen protestës.

Ndërkohë, mijëra gjimnazistë kanë lënë bankat e shkollës dhe kanë nisur marshimet në zona të ndryshme të kryeqytetit. Një pjesë e tyre kanë kaluar përpara Parlamentit, duke vijuar drejt rrugës së Elbasanit, ndërsa një grup tjetër ka marshuar nga Pazari i Ri në drejtim të rrugës “Hoxha Tahsin”.

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve po shtrihet edhe jashtë Tiranës, me bojkot të mësimit dhe tubime në qytete të tjera të vendit. 26 MINUTA ME PARE Studentët “zaptojnë” rrugët e Tiranës, ndërhyjnë Forcat Shqiponja Forcat Shqiponja Forcat Shqiponja kanë ndërhyrë për të shpërndarë gjimnazistët dhe studentët që kanë dalë në protestë kundër kastës politike. Ndërhyrja e policisë ka ardhur pasi nxënësit e shkollave të mesme janë grumbulluar në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protesta e kësaj të enjteje nisi nga Kamza, ku gjimnazistët bojkotuan masivisht mësimin dhe dolën në rrugë me flamuj, ovacione dhe thirrjen “Të gjithë së bashku!”.

Më pas, protesta u shtri edhe në Tiranë, ku krahas studentëve u bashkuan edhe nxënës të shkollave të mesme. Ata kërkojnë ndryshimin e sistemit politik dhe dorëheqjen e kryeministrit.

Por ndërsa gjimnazistët vijonin tubimin, në terren ndërhynë Forcat Shqiponja, me qëllim shpërndarjen e tyre. Deri tani nuk ka informacione për persona të ndaluar apo të lënduar gjatë ndërhyrjes. 34 MINUTA ME PARE Vala e protestave përfshin Shkodrën dhe Durrësin, studentët bojkotojnë mësimin dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës Studentët e universitetit, Aleksandër Moisiu në Durrës Protesta e studentëve po përhapet edhe në universitete të tjera të vendit. Pas Tiranës, edhe studentë në Shkodër dhe Durrës i janë bashkuar këtë të enjte bojkotit të mësimit, në shenjë solidarizimi me protestuesit në kryeqytet. Në Shkodër, studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja kanë bojkotuar sërish procesin mësimor, duke qëndruar jashtë ambienteve të fakultetit në shenjë proteste.

Në ambientet e universitetit janë vendosur edhe pankarta me imazhe që paraqesin dhunën e pretenduar të policisë ndaj studentëve në Tiranë, si dhe mesazhe që bëjnë thirrje për bojkotimin e mësimit në të gjitha shkollat e vendit.

Ndërkohë, protesta ka gjetur mbështetje edhe në Durrës, ku disa dhjetëra studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” u janë bashkuar thirrjeve për bojkot të procesit mësimor.

Sipas informacioneve, nisma në Durrës është ndërmarrë nga një grup organizatorësh të jashtëm, të cilët nuk janë pjesë e universitetit. Të shoqëruar nga studentët që i janë bashkuar protestës, ata po lëvizin nëpër fakultete, duke u bërë thirrje të rinjve të ndërpresin mësimin.

Gjatë mobilizimit janë dëgjuar edhe thirrje kundër qeverisë, mes tyre “Rama jepe dorëheqjen”.

Protestuesit në Durrës kanë paralajmëruar gjithashtu organizimin e një marshimi nga ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” drejt qendrës së qytetit, në mbështetje të protestës së studentëve në Tiranë.

Bojkoti në Shkodër dhe mobilizimi në Durrës vijnë në vijim të protestave të nxënësve dhe studentëve në kryeqytet, ndërsa thirrjet për t'iu bashkuar tubimeve po shtrihen edhe në qytete të tjera të vendit. 35 MINUTA ME PARE Studentët dhe gjimnazistët zbresin në terren, të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës Protestuesit janë ndalur te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke thyer xhamat e godinës, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar.

Protesta është shoqëruar me bojkot të mësimit në disa shkolla të mesme dhe universitete të Tiranës.

Studentët e gjimnazistët kanë lënë auditorët dhe klasat për t’iu bashkuar tubimit, ndërsa marshimi vijon në disa zona të kryeqytetit.

Ndërkohë seanca plenare e planifikuar e ditës së sotme është anuluar, pas protestave të dhunshme që prej dy ditësh kanë përfshirë kryeqytetin.

Deputetët e PS më pas janë larguar nga godina e Kuvendit.

Sulmet e djeshme të protestuesve shënjestruan disa prej institucioneve qeveritare, konkretisht Kryeministrisë, Kryesinë e Kuvendit, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Arsimit, të Ekonomisë dhe atë të Drejtësisë si dhe Bankën e Shqipërisë.

Te Kuvendi, protestuesit mësynë derën e Kryesisë duke e thyer me një tabelë rrugore të shkulur dhe thyer xhamat.

Në hyrjen e parlamentit pati forca të shumta policie dhe një autobot në gatishmëri, por protestuesit e shmangën.

Ndërkohë kanë nisur bojkoti i mësimit nga studentët në Elbasan, Durrës, Korçë dhe Shkodër. 38 MINUTA ME PARE Protestë edhe në Elbasan/ Gjimnazistët dalin në rrugë, raportohen tensione dhe akte dhune Protestat e të rinjve kundër qeverisë janë përhapur këtë të enjte edhe në qytete të tjera të vendit, ku nxënës të shkollave të mesme kanë braktisur mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në Elbasan, një grup gjimnazistësh janë mbledhur në një protestë të organizuar përmes rrjeteve sociale. Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, ata kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.

Gjatë protestës në Elbasan janë regjistruar momente tensioni, ndërsa raportohet se disa pjesëmarrës janë përfshirë në akte shkatërrimi, duke shkaktuar dëme në qytet. Përballë përshkallëzimit të situatës, Policia ka ndërhyrë dhe ka nisur shoqërimin e disa të rinjve. Ende nuk dihet numri i saktë i personave të shoqëruar.

Ndërkohë, protesta janë zhvilluar edhe në Korçë, ku gjimnazistët kanë vendosur të largohen nga shkollat përpara orarit të paralajmëruar për nisjen e tubimit, në orën 11:00. Sipas nxënësve, ata kanë braktisur mësimin më herët nga frika se mësuesit mund të mbyllnin dyert e shkollave gjatë pushimit të madh, duke i penguar të merrnin pjesë në protestë.

Edhe në Kamëz, gjimnazistët kanë bojkotuar procesin mësimor dhe kanë dalë në rrugë me flamuj kombëtarë në duar. Nën thirrjet “Të gjithë së bashku!”, të rinjtë u kanë bërë apel bashkëmoshatarëve të tyre që t'i bashkohen protestës.

Paralelisht, në Tiranë, studentët dhe gjimnazistët vijojnë protestën për të tretën ditë radhazi. Një pjesë e tyre kanë bojkotuar mësimin dhe janë mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit, për të vijuar më pas marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë protestës, një grup të rinjsh iu afrua godinës së Kuvendit, ku pritej të zhvillohej seanca plenare. Policia ndërhyri për t'i shpërndarë, ndërsa raportohet se disa persona janë shoqëruar.

Mobilizimi i të rinjve në disa qytete të vendit vjen në një kohë tensionesh të shtuara, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 44 MINUTA ME PARE Tensione pranë Kuvendit, të rinjtë nisin revoltën sapo mbërrijnë deputetët; anulohet seanca plenare Tensione pranë Kuvendit Ndërkohë seanca plenare e parashikuar të mbahej ditën e sotme në orën 10:00 është anuluar. Protesta pranë Kuvendit ka nisur me tensione, ndërsa dhjetëra të rinj janë dyndur në zonë, duke përshkallëzuar situatën. Të rinjtë kanë shkulur barrierat metalike të vendosura pranë institucionit, pak para nisjes së seancës së planifikuar. Menjëherë policia ka nisur ndërhyrjen, duke ndjekur gjimnazistët dhe duke përdorur shkopinjtë e gomës. Ndërhyn policia Ndërkohë seanca plenare e parashikuar të mbahej ditën e sotme në orën 10:00 është anuluar. Deputetët e PS që tashmë kishin mbërritur në parlament vërehen duke lënë ambientet e tij. Deputetët largohen nga Kuvendi Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa priten zhvillime të tjera në vijim të protestës. protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Tirana në “gjendje lufte”, dhuna, kaosi dhe revolta pushtojnë kryeqytetin! 14 Tetor 2026, 18:3318:33LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Studentët ndezin sërish flakë Tiranën, gurë, ujë, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë 14 Tetor 2026, 15:0315:03LIVE UPDATES Minutë pas minute/ "Shpërthen" revolucioni studentor, mijëra persona në këmbë kundër kastës politike 14 Tetor 2026, 11:4711:47LIVE UPDATES Shpërthen revolta e studentëve, tensione dhe përplasje te Ministria e Arsimit; ndërhyn policia, 23 të shoqëruar 13 Tetor 2026, 14:5014:50LIVE UPDATES Tym, flakë dhe gaz: Kosova sërish në vorbullën e krizës 5 Tetor 2026, 22:0022:00LIVE UPDATES “Të Pashoq”/ Historia "Vlora-Gysi" dhe fati i Edi Ramës! 30 Shtator 2026, 21:2521:25LIVE UPDATES