Lajme Zone
Të frymëzuar nga Franca: Deri ku mund të shkojë revolta që ka përfshirë Tiranën?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Të frymëzuar nga Franca: Deri ku mund të shkojë revolta që ka përfshirë Tiranën?

Ngjyra rozë e flamingove është mbuluar nga tymi i zi në Tiranë. Gjithçka nisi me thirrjen e studentëve shqiptarë për të bojkotuar mësimin për të dytën ditë radhazi dhe për t’u mbledhur në shesh.

Revolucioni i Flamingove po hyn në një fazë të re, teksa studentëve u bashkohen tifozë dhe grupe nacionaliste. Pas muajsh protestash paqësore, në rrugët e kryeqytetit shpërthejnë përplasjet dhe kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës... Ngjyra rozë e flamingove është mbuluar nga tymi i zi në Tiranë. Gjithçka nisi me thirrjen e studentëve shqiptarë për të bojkotuar mësimin për të dytën ditë radhazi dhe për t’u mbledhur në shesh.

Por protesta, njësoj si një ditë më parë, të martën, u zgjerua me shpejtësi dhe mori përmasat

e një përballjeje të ashpër në rrugët e kryeqytetit. Pas më shumë se katër muajsh të “Revolucionit të Flamingove”, i cili nisi kundër projektit turistik të mbështetur nga Jared Kushner në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe më pas u shndërrua në një protestë kundër korrupsionit dhe pabarazisë, lëvizja po ndryshon fytyrë.

Të rinjtë po marrin gjithnjë e më shumë rolin kryesor, por kërkesa themelore mbetet e njëjtë: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. “Pamjet që mbërritën nga Franca kanë luajtur rol dhe kanë ndikuar te njerëzit, të zhgënjyer nga katër muaj protesta paqësore, të cilat institucionet i kanë shpërfillur plotësisht”, thotë Klodi Leka nga Lëvizja Bashkë, një lëvizje e majtë që përfaqësohet edhe me një deputet në parlamentin shqiptar.

Kërkesave të trashëguara nga protesta e flamingove, u janë shtuar tashmë edhe shqetësimet e një brezi që nuk gjen vend për veten në vendin e tij. Mungesa e banesave për studentët, kushtet e papërshtatshme në auditore, tarifat e larta dhe mbi të gjitha, perspektivat e pakta për të ardhmen janë ndër problemet që i kanë nxjerrë të rinjtë në rrugë.

Në qendër të revoltës qëndron emigrimi i të rinjve, të cilët largohen jashtë vendit për të gjetur mundësi që nuk i shohin në Shqipëri. Aq e përhapur është kjo ndjenjë, saqë protestuesit e kanë pagëzuar me ironi Ministrinë e Arsimit si “Ministria e Emigracionit”.

Nga shkollat dhe fakultetet, grupe studentësh u nisën drejt qendrës së Tiranës. Gjatë rrugës, atyre iu bashkuan grupe të tjera, tifozë të skuadrave të futbollit, si dhe grupe nacionaliste.

Pak pas orës 14:00, kur ishte caktuar grumbullimi, nisën përplasjet e para me policinë. Forcat e rendit ndërhynë që në fillim me autobotë uji, gaz lotsjellës dhe spraj irritues. Sipas raportimeve, protestuesit i vunë flakën ndërtesës së institucionitn financiar Iute Credit, duke i detyruar policët të tërhiqeshin.

Rreth orës 18:00, një kolonë tymi u ngrit mbi ndërtesën e Ministrisë së Arsimit, e cila gjithashtu u përfshi nga flakët. Në rrugën e Durrësit dhe në sheshin Skënderbej u dogjën karrige, kosha mbeturinash dhe sende të tjera.

Më pas, protestuesit njoftuan se do të mblidheshin në mbrëmje përpara Kryeministrisë, ku ndodhen zyrat e Edi Ramës. Përplasjet me policinë vijuan deri vonë gjatë natës. Nga sheshi, protestuesit i dhanë qeverisë një ultimatum: dorëheqje brenda 24 orëve, përndryshe protesta do të bëhej edhe më e fuqishme.

Përshkallëzimi erdhi pas përballjeve disaorëshe mes protestuesve dhe policisë edhe gjatë ditës së mëparshme. Sipas burimeve policore, bilanci ishte rreth 50 persona të arrestuar, të cilët më pas u liruan, si dhe 6 punonjës policie të plagosur.

Pamjet e protestuesve të lënduar dhe të policëve që tërhiqnin njerëz zvarrë mbi asfalt kanë ndikuar në rritjen e tensionit. Protesta e së martës, mori përmasa të pazakonta për historinë e afërt të Shqipërisë.

“Mosha mesatare e protestuesve këto ditë është shumë e ulët, rreth 20 vjeç”, shpjegon gazetari dhe aktivisti Gjergji Erabara. “Në shesh ka nga të gjitha rrymat, nga e majta ekstreme te e djathta ekstreme, por nuk ka një drejtim të vetëm. Kemi një krizë politike dhe vetëm një zgjidhje politike mund t’i japë fund asaj”, shton ai.

Delegacioni i Bashkimit Evropian, i shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës, kërkoi që hetimet për akuzat mbi përdorimin e tepruar të forcës ndaj protestuesve dhe gazetarëve të trajtohen me përparësi.

Ai rikujtoi se ndërhyrja e policisë duhet të jetë proporcionale dhe se liritë e tubimit dhe të shprehjes duhet të respektohen, duke u ushtruar në mënyrë paqësore. Apeli i përfaqësuesve evropianë ishte për uljen e tensioneve dhe nisjen e dialogut.

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, dënoi sulmet ndaj efektivëve të policisë dhe deklaroi se nuk do të ketë tolerancë ndaj protestuesve të dhunshëm. Ndërkohë, qeveria po përpiqet të ruajë një profil të ulët publik.

Deri dje, kryeministri Edi Rama nuk reagoi, ndonëse ditën e parë të përplasjeve ndodhej në Luksemburg, ku po merrte pjesë në një tjetër etapë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Ka arsye për t'u shqetësuar”, thotë Ilir Kaso, pedagog i arteve dhe aktivist mjedisor. Ai vë në dukje se qeveria ka përmendur edhe mundësinë e angazhimit të ushtrisë për të rimarrë kontrollin e rrugëve.

“Ne jemi përpjekur që të mos mbërrinim deri këtu, por institucionet nuk e kuptuan gjuhën e paqes, të artit dhe të demokracisë”, shprehet Kaso. Sipas tij, zhgënjimi i grumbulluar gjatë muajve të protestave të shpërfillura shpjegon edhe pse dhuna e përplasjeve nuk duket se po i largon, të paktën deri tani, protestuesit më paqësorë.

Tashmë pritet përgjigjja e qeverisë. Por, pas muajsh kërkesash të lëna pa përgjigje dhe përshkallëzimit të fundit, mundësia për të gjetur një kompromis mund të jetë duke u ngushtuar./Pamfleti nga “Il Manifesto”revolta e tiranës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike As Berisha nuk e shpëton më dot Ramën nga “duart e zeza”! 15 Tetor 2026, 08:3508:35Politike Shehaj thirrje Ramës nga Uashingtoni: Jep dorëheqjen, protesta e të rinjve nuk ndalet me dhunë e propagandë 15 Tetor 2026, 08:1208:12Politike Revolta studentore fut në kaos Tiranën, ‘bëhet i gjallë’ Edi Rama: Me studentët jemi gati të flasim, por nuk është dora e tyre! 15 Tetor 2026, 08:0608:06Politike Kuvendi sot në seancë, në rend dite 4 interpelanca me ministrat 15 Tetor 2026, 07:5107:51Politike Dy ditë revoltë dhe asnjë reagim, Rama mbledh nesër grupin e PS 14 Tetor 2026, 22:0822:08Politike Berisha tenton të përvetësojë revoltën studentore, thirrje të vetëve të dalin në shesh 14 Tetor 2026, 21:3521:35Politike