Studentët dhe gjimnazistët vijojnë protestën në Tiranë që prej mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve paraprake, protestuesit pritet të marshojnë sërish drejt Ministrisë së Arsimit, ku mund të përqendrohet tubimi i radhës. Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj raportoi se në zonën pranë ministrisë ka prani të forcave të policisë. Sipas tij, grupet e studentëve dhe gjimnazistëve vijojnë marshimin, ndërsa pritet të mblidhen para godinës së Ministrisë së Arsimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
