Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, se në një lokal nate në plazhin e Potamit, shiteshin lëndë narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë finalizuan operacionin e koduar “Late-night”. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë, në ambientet e subjektit, mundësoi arrestimin në flagrancë të pronarit, shtetasit M. B., 33 vjeç, banues në Tepelenë, dhe banakierit, shtetasit A. Gj., 20 vjeç, banues në Lazarat.
20-vjeçarit iu gjetën gjatë kontrollit fizik, 5 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë dhe 8 doza lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërkaq, gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit, u gjetën 145 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë, 1 peshore elektronike, si dhe 1 armë sportive (pistoletë) që posedohej pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme Top Channel

