Lajme Zone
Hashashi zë vendin e cigares te adoleshentët, ekspertët paralajmërojnë për dëmet në shëndet
Të tjeraTop Channel

Hashashi zë vendin e cigares te adoleshentët, ekspertët paralajmërojnë për dëmet në shëndet

Nga cigarja direkt te hashashi. Ky është trendi më i fundit i adoleshentëve, të cilët deri pak kohë më parë, si provë të parë për të eksperimentuar, kishin cigaren klasike, ndërsa tanimë ka rënë kurioziteti për duhanin, është rritur kurioziteti për hashashin.

Nga cigarja direkt te hashashi. Ky është trendi më i fundit i adoleshentëve, të cilët deri pak kohë më parë, si provë të parë për të eksperimentuar, kishin cigaren klasike, ndërsa tanimë ka rënë kurioziteti për duhanin, është rritur kurioziteti për hashashin. Ajo që dikur niste me një cigare të marrë fshehurazi, sot nis me një cigare të mbushur me kanabis.

Kureshtja e një adoleshenti priret edhe ndaj produkteve të reja të duhanit, të cilat i kombinojnë me hashash. Por ekspertët paralajmërojnë se truri i një fëmije adoleshent është ende në zhvillim.

Ekspozimi ndaj kanabisit në moshë të hershme sjell pasoja që lidhen me probleme të vëmendjes, kujtesës, të nxënit në shkollë dhe shëndetit mendor, i cili është alarmi i ngritur së fundmi në të gjithë botën. Rreziku rritet sa më herët që fillon konsumi i kanabisit dhe sa më shpesh përdoret.

Në rrjete sociale dhe në grupe shoqërore, konsumi i kanabisit prezantohet si diçka argëtuese dhe adoleshenti që e përdor është cool e përfshihet në atë grup shokësh, ndërsa dikush tjetër që nuk e konsumon përjashtohet nga ky grup, duke u bullizuar.

Kjo e bën më shqetësuese situatën, pasi edhe ata të cilët nuk duan të jenë konsumatorë të kanabisit detyrohen, qoftë dhe në heshtje, nga grupi shoqëror që frekuentojnë. Sot roli i familjes në edukimin e fëmijëve është zbehur karshi rolit të një grupi shoqëror, në këtë rast imponues. Top Channel