“Shqipëria e Re” ishte emërtimi që u bë publik si emër partie, prej një prej personazheve që u angazhuan në Revolucionin e Flamingove që në fillim. Një nga personazhet që mbush televizionet gjithë vitit si ekspert zhvillimesh të Lindjes së Mesme, si të shumtët që kanë mbushur emisionet. Ky emërtim, deri tani duket si rezultantja e një mendimi “të ri” po rrotullohet prej 80 ditësh si “fantazma” në Manifestin e Marksit dhe të Engëlsit, shkruar në 1848-n. Në basenin politik të protestës, përveç opozitarëve “rifuxho”, ende të palineuar në ndonjë forcë, apo aspirantë për tu parkuar diku, fenomeni politik më i pritshëm e që s’po del që s’po del është e “majta e re”. LEXO EDHE:Skënder Minxhozi: E kemi thënë ne, nuk diskutohet më! E cila, me logjikën se do të marrë me vete një copë të mbështetësve apo votuesve të Partisë Socialiste, mund të sjellë ndryshimin e shumë kërkuar nga komuniteti politik anti-Rama në Shqipëri, Kosovë, e Maqedoni të Veriut, por edhe në kancelari të ndryshme europiane që kanë mbështetur këtë aksion politik, i cili prej vitesh sillet si aksion pa arritur të ngjisë si materie politike reale. E ashtuquajtura e “Majta e Re” është faktori politik më i dallueshëm në Revolucionin e Flamingove, pasi është i organizuar, ka në dorë mikrofonin, pra verbin para publikut, ka aleatët e fuqishëm ndërkombëtarë, duke nisur nga e majta amerikane te ajo europiane, ka Vetëvendosjen e Albin Kurtit, si dhe aleatët e tij të Vlen-it në Maqedoninë e Veriut, etj etj. Kjo e majtë, ka gjithashtu edhe një sërë personazhesh, ish-pushtetarë të Partisë Socialiste, që nga koha e Fatos Nanos deri tek ajo e Edi Ramës, të cilët janë mbështetës të flamingove, duke e shpallur këtë publikisht, e vullnetin për një ndryshim që thënë nga këto grupe ngjan me një rrokadë a riciklim. Atë që e quajnë një marrëveshje të re, një republikë të re, me një fjalë një gjë të re./TemA SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise ylli pata Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.6% Shoqëria 27.1% Social media 16.2% Vota total: 4143 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

