Lajme Zone
Shkundet presidenca ukrainase, arrestohet zëvendësja e Zelenskyt
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shkundet presidenca ukrainase, arrestohet zëvendësja e Zelenskyt

Iryna Mudra, zëvendësshefja e Zyrës Presidenciale, e shkarkuar vetëm pak orë më parë, është arrestuar, sipas raportimeve të mediave ukrainase.

Zelensky- Iryna Mudra Brenda së njëjtës ditë, një prej zyrtareve më të larta të administratës presidenciale u bë objekt kontrollesh nga hetuesit, humbi postin me dekret presidencial dhe më pas u raportua e arrestuar në kuadër të operacionit që NABU po zhvillon ndaj një organizate të dyshuar kriminale…. Një zhvillim i fortë ka shkundur Presidencën ukrainase, pasi një operacion i gjerë kundër korrupsionit ka prekur një nga figurat që deri vetëm pak orë më parë qëndronte në nivelet më të larta të administratës së Volodymyr Zelenskyt.

Iryna Mudra, zëvendësshefja e Zyrës Presidenciale, e shkarkuar vetëm pak orë më parë, është arrestuar, sipas raportimeve të mediave ukrainase. Operacion i madh antikorrupsion në Ukrainë, NABU arrin deri në zyrën e Zelenskyt

19 Gusht, 15:40 Lajmin e bëri të ditur deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko në Telegram, ndërsa informacioni u përcoll edhe nga RBC. Arrestimi raportohet se është kryer në kuadër të operacionit të nisur nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit, NABU, kundër një grupi të dyshuar për pastrim parash.

Mudra ishte një nga zyrtaret e larta të administratës presidenciale dhe mbulonte çështjet ligjore dhe reformën në drejtësi. Para se t’i bashkohej ekipit të Zelenskyt, ajo kishte shërbyer si zëvendësministre e Drejtësisë.

NABU dhe Prokuroria e Specializuar Kundër Korrupsionit, SAPO, njoftuan më herët nisjen e një operacioni për goditjen e një “organizate kriminale”, e cila, sipas hetuesve, drejtohej nga një deputet aktual dhe një ish-deputet dhe përfshinte edhe zyrtarë të lartë.

Operacioni mban emrin e koduar “Forest Gump” dhe hetuesit kanë kryer kontrolle në disa ambiente. Në kuadër të çështjes janë publikuar gjithashtu fragmente nga biseda të përgjuara, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje të tjera mbi skemën e dyshuar dhe personat e përfshirë.

Arrestimi i raportuar i Mudrës e rrit ndjeshëm peshën politike të hetimit, pasi ajo ishte deri në të njëjtën ditë pjesë e drejtimit të Zyrës Presidenciale dhe një nga zyrtaret përgjegjëse për reformën në drejtësi. 1 Komente N NABU 19 Gusht 2026, 19:37 Nga ato struktura antikorrupsion te Ukraines te mund te vinin vetem disa muaj ne Shqiperi dhe ti nxirrnin jashte loje keto tonat. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Greqia në 'gatishmëri lufte', gati të zhvendosë në Kretë raketat Patriot 19 Gusht 2026, 17:2217:22Rajoni dhe Bota Vala e të nxehtit godet Europën, zjarre në Spanjë; Franca dhe Italia nën alarm 19 Gusht 2026, 16:2116:21Rajoni dhe Bota NATO i përgjigjet Iranit: Gati të përballemi me çdo kërcënim 19 Gusht 2026, 16:0416:04Rajoni dhe Bota Operacion i madh antikorrupsion në Ukrainë, NABU arrin deri në zyrën e Zelenskyt 19 Gusht 2026, 15:4015:40Rajoni dhe Bota Putin: Ekonomia ruse u reziston sulmeve ndaj infrastrukturës, nevojitet një cikël i ri investimesh 19 Gusht 2026, 15:2715:27Rajoni dhe Bota Kush është Natalie Harp, “gruaja-hije” e Trump që u fut në bagazhin e makinës për të mos u ndarë nga presidenti 19 Gusht 2026, 14:5114:51Rajoni dhe Bota